LAJMI I FUNDIT:

Pacolli sqaron marrëveshjen me PAN-in duke përdorur thënien e Martin Luter Kingut

Pacolli sqaron marrëveshjen me PAN-in duke përdorur thënien e Martin Luter Kingut

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli pas nënshkrimit të marrëveshjes me koalicionin PAN, ka dalë me një deklaratë në të cilën ka sqaruar arsyet e nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

Ai ka përdorur thënien e Martin Luter King-ut për të sqaruar veprimin e tij.

“Unë vendosa të bëja diçka. Unë nuk doja të isha përgjegjës për krizën e Kosovës, por të merrja përgjegjësi për zgjidhjen e saj..


Përballë alternativës së shkuarjes në zgjedhje të parakoshme, zinxhirit të krizave që do ta shkatërronin ekonominë e brishtë të Kosovës, imazhin ndërkombëtar të saj, unë, AKR zgjodhëm të merrnim përgjegjësi. Proceset ku ka hyrë Kosova kërkonin përgjegjësi, dhe unë mora përgjegjësi”, ka shkruar Pacolli.

Deklarata e plotë e Pacollit në Facebook:

Martin Luter King, heroi i revolucionit social në SHBA ka thënë: Mund të ndodhë se ju nuk jeni përgjegjës për situatën në të cilën gjendeni. Por do të bëheni përgjegjës, nëse nuk kryeni asgjë për ta ndryshuar.
Unë vendosa të bëja diçka. Unë nuk doja të isha përgjegjës për krizën e Kosovës, por të merrja përgjegjësi për zgjidhjen e saj..
Përballë alternativës së shkuarjes në zgjedhje të parakoshme, zinxhirit të krizave që do ta shkatërronin ekonominë e brishtë të Kosovës, imazhin ndërkombëtar të saj, unë, AKR zgjodhëm të merrnim përgjegjësi. Proceset ku ka hyrë Kosova kërkonin përgjegjësi, dhe unë mora përgjegjësi.
Unë di t’i zhvilloj ato. Interesi i Kosovës, interesi kombëtar është mbi interesin partiak të gjithsecilit. Unë u këshillova me miqtë ndërkombëtarë, miqtë më të rëndësishëm të Kosovës, me qytetarë të ndryshëm dhe mora vendimin e duhur. Nuk kishte alternativë tjetër.
Unë i ndoqa të gjithë skenarët e tjerë, që koalicioni ku unë garova të krijonte qeverinë, por nuk u bë dot asgjë. U sakrifikuam, nuk kërkuam asnjë post, dhe partitë e blloqeve të tjera ishin larg.
Në këto kushte, unë vendosa të merrja përgjegjësi. Është krejt e qartë, dhe historia botërore e ka treguar se shpesh një individ, një parti e vogël mund të marrë përgjegjësi të mëdha. Më gjykoni për cilësinë me të cilën unë do t’ i zhvilloj këto përgjegjësi.
Unë kam thënë se nuk do të hy në një qeveri ku nuk do të kem përgjegjësi të mëdha.
Me kryeministrin Haradinaj, kam garanci se do t’i zhvilloj këto përgjegjësi, në të mirë të Kosovës: për anëtarësimin e Kosovës në OKB, për liberalizimin e vizave, për hyrjen në UNESCO, në Interpol, etj.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas shpjegon kushtet dhe kriteret

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas shpjegon kushtet dhe kriteret

Lajme
Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

Lajme
RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Lajme
Merr flakë një frigorifer jashtë një mobil shop-i në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

Merr flakë një frigorifer jashtë një mobil shop-i në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

Kronika e Zezë
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori