LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Samiti i Sofjes historik për Kosovën

Pacolli: Samiti i Sofjes historik për Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se Samiti i Sofjes po përmbyllet me një deklaratë shumë të rëndësishme e cila hap rrugët e integrimit të plotë të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka shkruar se Samiti i Sofjes për Kosovën është historik dhe shumë i rëndësishëm, sepse për herë të parë, që nga shpallja e pavarësisë, Kosova trajtohet si shtet i barabartë më shtetet tjera të rajonit.


Postimi i plotë:

Samiti i Sofjës po përmbyllët më një deklaratë shumë të rëndësishme e cila hap rrugët e integrimit të plotë të gjitha shtetëve të Balkanit përëndimor në BE.

Në fakt, Samiti i Sofjës për Kosovën është historik dhe shumë i rëndësishëm, sepse për herë të parë, që nga shpallja e pavarësisë, Kosova trajtohet si shtet i barabartë më shtetet tjera të rajonit.

Jemi në rrugë të mbarë drejt realizimit të vizionit tonë për integrime euro-atlantike. /Telegrafi/