LAJMI I FUNDIT:

Pacolli në Bukuresht, në takimin joformal të organizuar nga Rumania, si kryesuese e Presidencës së Këshillit të BE-së

Pacolli në Bukuresht, në takimin joformal të organizuar nga Rumania, si kryesuese e Presidencës së Këshillit të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovë​s, Behgjet Pacolli me ftesë të homologut të tij nga Rumania, Teodor Meleșcanu po qëndron në Bukuresht, për të marrë pjesë në takimin jo-formal, të organizuar nga Rumania, si kryesuese e Presidencës së radhës e Këshillit të BE-së, për vendet anëtare të BE-së, Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

Takimi i tillë, respektivisht dreka jo-formale, që do të mbahet sot me të gjithë pjesëmarrësit e lartpërmendur, shihet si një mundësi për shkëmbim jo-formal të pikëpamjeve mbi të ardhmen e rajonit, ndërsa qëllimi i diskutimeve është, që të forcohet dialogu dhe bashkëpunimi rajonal në pikëpamje të sfidave globale.


Në margjina të drekës jo-formale, kryediplomati kosovar, Pacolli, do t’i adresohet të gjithë të pranishmëve me një fjalim, ndërsa më pas pritet të zhvillojë takime dypalëshe me homologun çek, Tomáš Petříček, atë slloven, Miro Cerar, sllovak, Miroslav Lajčák, rumun, Teodor Meleșcanu dhe polak, Jacek Czaputowicz.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Efekti

Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre

Arsim
Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa

Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa "rritje e tensioneve", për të tjerët "gjë e mençur"

Lajme
“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh

Siguri
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë

I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë

Komunat
Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit

Politikë
Kalo në kategori