LAJMI I FUNDIT:

Pacolli me homologen norvegjeze bisedojnë për dialogun me Serbinë

Pacolli me homologen norvegjeze bisedojnë për dialogun me Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në një takim ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen.

Pacolli ka thënë se për të ishte nder që ta mirëpres kryediplomatën norvegjeze, Ine Erkisen, dhe se Norvegjia është vend model nga i cili mund të mësohet shumë për zhvillimin dhe bashkëpunimin ndër-shtetëror, transmeton Telegrafi.


Shkrimi i plotë:

“Në fillim të ditës së sotme, pata nderin të mirëpres kryediplomatën Norvegjeze, Ine Eriksen.

Norvegjia është vend model nga i cili mund të mësojmë shumë për zhvillimin dhe bashkëpunimin ndër-shtetëror. Ky vend ka përkrahur fuqishëm Republikën e Kosovës në të gjitha etapat para dhe pas pavarësisë. Edhe sot, Eriksen shfaqi mirëkuptim total për nevojën e përkrahjes së Kosovës në proces të hapjes së mundësive të reja. Gjatë këtij takimi, znj. Eriksen i shpjegova faktin se Serbia po provon ta bllokojë Kosovën në synimin e saj të integrimit në familjen e shteteve demokratike, evropiane.

U dakorduam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shpreha mirënjohje për përkrahjen e Norvegjisë në procese të afirmimit tonë ndërkombëtar. Jemi të inkurajuar me faktin se kemi miqësi dhe partneritet me vende si Norvegjia”./Telegrafi/