Kryesuesi i delegacionit kosovar për Kartonin e Gjelbër në Bruksel, Rrahim Pacolli ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli që me një vendim të Qeverisë të heqin pagesën për Policat Kufitare duke filluar nga 1 gushti i këtij viti.
Në kërkesën e tij publike, Pacolli ka shkruar se me heqjen e kësaj pagese do të rritet numri i bashkatdhetarëve, e rrjedhimisht edhe buxheti i vendit, transmeton KosovaPress.
Lexoni të plotë kërkesën e tij:
Kërkesë publike për Qeverinë e Kosovës, z.Isa Mustafa dhe Kryeparlamentarin Kadri Veseli, njëherit edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Në cilësinë e Kryesuesit të delegacionit Kosovar për Kartonin e Gjelber në Bruksel dhe njëherit Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë së sigurimeve “Siguria”, i bëj apel publik Qeverisë, Kryeministrit të Kosovës z. Mustafa, Kryeparlamentarit të Kosovës z. Veseli që me një Vendim të Qeverisë të heqin pagesën për Policat Kufitare duke filluar nga dt 01.08.2016 ashtu që Qeveria të marrë përsipër barrën e pagesës së dëmeve që shkaktohen nga këto vetura. Një vendim të tillë ua rikujtoj se e ka marrë Qeveria e Kosovës për qytetarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Ju e dini se që nga paslufta, për 16 vite radhazi në hyrje të Kosovës është paguar për Policën Kufitare dhe kjo nuk ka sjellur ndonjë dobi për ne si shtet, përkundrazi ka krijuar pakënaqësi të mëdha te bashkatdhetarët.
Në qoftë se merret ky vendim për heqje të pagesës për Policë Kufitare, kjo do të ndikonte pozitivisht në përpjekjet tona për anëtarësim në Këshillin e Byrove dhe Kartonin e Gjelbër.
Heqja e pagesës për Policën Kufitare do të jetë një lehtësim shumë i madh për Diasporën tonë, të cilët konsiderohen si kontribuuesit më të mëdhenj të zhvillimit të shtetit të Kosovës, qoftë përmes investimeve të ndryshme, remitencave apo formave të ndryshme të mbushjes së buxhetit.
Në mesin e bashkatdhetarëve tanë ka shumë të rinj të cilët kanë lindur dhe janë rritur në shtetet perëndimore , të cilët po hezitojnë të vizitojnë Kosovën për shkak të ngarkesave dhe procedurave burokratike që në hyrje të saj. Interesi i bashkatdhetarëve për të ardhur në Kosovë çdo vit po zbehet shumë e më shumë, sepse një pjesë e tyre po zgjedhin destinacione tjera për të kryer pushimet , pikërisht për të shmangur këto procedura dhe humbje kohe duke pritur në kolona të gjata me orë të tëra dhe kjo nuk është në interesin tonë kombëtar.
Më lejoni të ju informoj se përfitimet e Qeverisë nga heqja e kësaj pagese do të jenë shumë më të mëdha në krahasim me humbjet. Me heqjen e pagesës së Policës Kufitare automatikisht do të rritet numri i bashkatdhetarëve që do të vijnë në Kosovë dhe në këtë mënyrë buxheti i Kosovës brenda kësaj periudhe do të rritet për rreth 100 milion Euro, nga të cilat përfituesi më i madh është buxheti i Kosovës i cili mbushet nga TVSH-ja dhe tatimet tjera nga këto shpenzime të tyre, ndërkohe që të gjitha dëmet brenda vitit nga bashkatdhetarët tanë nuk e kalojnë 1.5 milion euro.
Apeloj qe kjo kërkesë të shqyrtohet me seriozitetin më të madh dhe të merret Vendimi sa më parë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Investimi i ëndrrave tuaja – Jetesa luksoze në Holiday In 2

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës