LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Guinea-Bissau njeh shtetin e Kosovës

Pacolli: Guinea-Bissau njeh shtetin e Kosovës

Aleanca Kosova e Re njoftoi të enjten se Guinea-Bissau bëhet vendi i 74 që ka njohur Kosovën, shtet të pavarur dhe sovran.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në një konferencë për shtyp bëri të ditur se ky shtet ka vendosur ta njoh Republikën e Kosovës.

Sipas kreut të AKR-së, njohja nga shteti Guinea-Bissau është e 20-ta me radhë që është sjellë nga AKR-ja.


Guinea-Bissau gjendet në Afrikën Perëndimore. /Telegrafi/