LAJMI I FUNDIT:

Pacolli fton bizneset turke të rrisin investimet në Kosovë

Pacolli fton bizneset turke të rrisin investimet në Kosovë

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Turqi, zëvendës-kryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, e hapi Forumin e biznesit Kosovë-Turqi, së bashku me ministrin e Zhvillimit të Turqisë, Lütfi Elvan, dhe në prezencën e shumë kompanive, si nga pala turke, por edhe nga ajo e Kosovës.

Me këtë rast, ministri i Jashtëm Pacolli i ka vlerësuar investimet e deritanishme turke në Kosovë, duke i bërë thirrje atyre, që investimet turke në Kosovë të rriten edhe më shumë.

Ai ka theksuar përparësitë që ofron tregu i Kosovës, afërsia në mes dy vendeve dhe dy popujve, pozicioni gjeografik i Kosovës më afër Evropës, lehtësimi i procedurave për të bërë biznes në vendin tonë dhe Ligjin për Investime Strategjike.


Duke vlerësuar Kosovën si një parter të rëndësishëm tregtar, që ka bërë reformat ë rëndësishme për zhvillim ekonomik gjatë viteve të fundit, ministri i Zhvillimit Ekonomik të Turqisë, Lütfi Elvan, ka theksuar se investimet e deritanishme turke në Kosovë merren si shembull edhe për vendet e tjera.

Në këtë drejtim, ai gjithashtu, i bëri ftesë kompanive turke që të rrisin edhe më shumë investimet e tyre në Kosovë, duke vlerësuar se hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë në mes Kosovës dhe Turqisë, i jep përparësi kompanive turke në raport me kompanitë konkurrente nga rajoni dhe të cilat pastaj nga Kosova mund të kenë qasje edhe në tregun e Bashkimit Evropian, por, edhe tregje të tjera, në të cilat Kosova mund të eksportojë produktet e tyre.

Deri më tani, në Kosovë janë regjistruar gjithsej afër 700 biznese turke. Afër 200 prej tyre janë kompani të qëndrueshme me një stabilitet të operimit. Kompanitë turke deri më tani kanë investuar 367,80 milionë euro në Kosovë. Investimet janë të orientuara në sektorin bankar, edukim, shëndetësi, prodhim, ndërtimtari, tregti, hoteleri, transport dhe fusha tjera. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Botë
Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Ekonomi
Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Kalo në kategori