LAJMI I FUNDIT:

Pacolli falënderon mbështetësit: Ju jeni arsyeja pse ne do të jemi befasi në këto zgjedhje

Pacolli falënderon mbështetësit: Ju jeni arsyeja pse ne do të jemi befasi në këto zgjedhje

Selim Pacolli, kandidat për deputet me numrin 2 nga “Koalicioni për Familjen” ka falënderuar të gjithë qytetarët që përgjatë kësaj fushate i kanë pritur në shtëpitë e tyre dhe ua kanë çelur zemrën për të treguar hallet dhe propozimet që kanë për të mirën e vendit.

Pacolli përmes një postimi në Facebook është shprehur se fjala “faleminderit” është e vogël për të shprehur mirënjohjen që ka për të gjithë.

“Faleminderit secilit qytetar të Kosovës që kemi takuar, që kemi komunikuar, dhe për ata që na kanë mbështetur, qofshin këto aktivitete, mesazhe apo thirrje të ndryshme që kemi marrë. Kjo mbështetje është ajo që na jep forcë për të vazhduar përpara.


Ju jeni arsyeja pse ne do të jemi befasi në këto zgjedhje! Pa ju, kjo do të ishte një mision i pamundur, dhe unë do të jem gjithmonë mirënjohës për çdo hap që kemi bërë së bashku”.

“Jam thellësisht i emocionuar dhe mirënjohës për besimin që keni treguar, dhe e di që me ndihmën tuaj, do të arrijmë më shumë. Do të bëj gjithçka për t’ju përfaqësuar denjësisht dhe për të mbrojtur çdo interes dhe shqetësim tuajin në Parlamentin e Republikës tonë. Votoni për Familjen, votoni numrin 129! Votoni numrin 2 dhe një listë të pasur kandidatësh që janë të përkushtuar dhe meritojnë mbështetje!”, ka shkruar Selim Pacolli.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës

Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës

Lajme
LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt

LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt

Politikë
Kalo në kategori