Pacolli emëron Bajram Kafexhollin u.d. të sekretarit të përgjithshëm në ministri

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka emëruar Bajram Kafexhollin ushtrues detyre të Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë.
Sipas njoftimit, ky emërim vjen në kuadër të përpjekjeve për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e reformave në këtë dikaster.
“Ky emërim vjen në funksion të ndryshimeve që po bëjmë dhe të forcimit të kapaciteteve të Ministrisë me qëllim të rritjes së efikasitetit për të avancuar prioritetet tona. Ne jemi të përkushtuar për reforma të vazhdueshme në kthimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e mjedisit”, ka deklaruar ministrja Pacolli.
Në fund, ajo i ka uruar detyrën e re Kafexhollit, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e funksionit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
5 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































