LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Bashkësia ndërkombëtare ta detyrojë Serbinë të merret me të kaluarën ose rrezikojmë një rishkrim të historisë

Pacolli: Bashkësia ndërkombëtare ta detyrojë Serbinë të merret me të kaluarën ose rrezikojmë një rishkrim të historisë

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare ta detyrojë Beogradin të ndërmarrë veprime dhe të merret me të kaluarën, përndryshe sipas tij, rrezikojmë një rishkrim të historisë së Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se mos-ndëshkueshmëria ndaj Serbisë duhet të përfundojë, por edhe sistemi kosovar i drejtësisë duhet të dalë nga gjumi dimëror për të sjellë para drejtësisë kriminelët e luftës.


“Dokumentet e publikuara nga RTK për fatin e Prof. Ukshin Hotit janë të tmerrshme dhe tregojnë një krim të orkestruar nga Beogradi. Prokuroria e Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrin veprime dhe të sjellin para drejtësisë autorët e krimit të kryer kundër Ukshin Hotit dhe mijëra krimeve të tjera. Mos-ndëshkueshmeria ndaj Serbisë duhet të përfundojë por edhe sistemi jonë i drejtësisë duhet të dalë nga gjumi dimëror për të sjellë para drejtësisë kriminelët e luftës”.

“Para një viti ne i sollëm mijëra faqe dëshmi dhe prova për krimet serbe, Prokurorisë speciale, dhe shpresojmë që çdo faqe të merret në konsideratë”.

“Nga ana tjetër Bashkësia ndërkombëtare duhet ta detyrojë Beogradin të ndërmarrë veprime dhe të merret me të kaluarën, përndryshe rrezikojmë një rishkrim të historisë së Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Lidhur me dokumentet e publikuara  në televizionin publik,  për fatin e Prof. Ukshin Hotit, pati reagime edhe nga presidenti Hashim Thaçi e nga shoqëria civile.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori