LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Nuk e di a do të shkoj në karantinë, do t’i respektoj masat e marra si çdo qytetar i Kosovës

Pacolli: Nuk e di a do të shkoj në karantinë, do t’i respektoj masat e marra si çdo qytetar i Kosovës

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka aterruar në Aeroportin “Adem Jashari”, nga Tirana.

Pacolli ka thënë se asnjëherë nuk ka kërkuar që për të, të mos merren masat sikurse për qytetarët tjerë.

“Asnjë moment nuk ka qenë në kokën time që të veproj jashtë normave të lejuara. Nuk e kam thirr askënd në Kosovë për t’i lehtësuar masave.  Nuk e di nëse do të shkojë në konvikt në karantinë. Unë respektoj normat për çdo qytetar po ashtu edhe për mua. Nëse ka një normë, rregull për qytetarët do të respektoj. Nuk më ka pëlqyer deklarate e u.d, Xhelal Sfeçla, për arrestimin tim. Kjo është e papranueshme për mua”, thotë Pacolli.


Sipas tij, kryeministri në detyrë, Albin Kurti mbrëmë bëri thirrje për konfrontim.

“Unë jam privu prej shtetit tim, kjo është e papranueshme. Duhet të ju them atyre njerëzve që mendojnë kështu se nuk i përkasin kësaj shoqërie. Postimi i kryeministrit në ikje nuk më ka pëlqyer, ai më ka bërë thirrje për konfrontim. Unë nuk jam kriminel jam qytetar i denjë i këtij shteti, dhe krejt punën që e bëj vjen nga vullneti im. Unë jam qytetar i botës dhe mund ta zgjedh vendin ku dua të jetoj, e kam zgjedhë Kosovën dhe këtë të drejtë nuk mund të ma cenojë askush”, u shpreh ai.

I pyetur për zhvillimet e fundit në vend Pacolli ka thënë se është i gatshëm të rishikojë disa gjëra.

Ai është shprehur se është hera e parë që frikësohet prej një shteti.

“Unë di aq sa edhe ju se çka po ndodh politikisht. Jam i gatshëm të rishikoj disa gjëra. Këto kushtëzimet që më janë ba ditëve të fundit kanë ndikuar në edukimin tim të mëtutjeshëm politik. Kam qenë dy muaj i vetizoluar me familjen time. Ditën kur kom dashtë të vij në Kosovë e kam bërë testin, i cili ka dalë negativ. Është hera e parë që unë frikohem prej një shteti. Jam kontrolluar dhe jam në dispozicion për të implementuar rregullat.Jam frikësuar nga presionet dhe lojërat që janë ba deri në momentin kur jam nisë për në Kosovë”, deklaroi tutje.

Ndërkaq, deri më tani, për shkak të pandemisë, çdo person që ka aterruar në Prishtinë, nën përcjellje të Policisë së Kosovës, është dërguar për në Qendrën e Studentëve për karantinë 14 ditore.

Pacolli, që deri tash ka qëndruar në Zvicër, e ka fajësuar Qeverinë Kurti që po dëshiron ta pengojë në ushtrimin e detyrës së tij si deputet.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia derisa ka folur rreth masave të reja ka komentuar edhe kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

“Çdo person i cili në mënyrë të drejtë të rregullt ka hyrë në Kosovë janë disa standarde për të gjithë dhe një pjesë e tyre, të themi shumica, kanë shkuar në karantinë një e pjesë e qytetarëve të moshuar që kanë qenë mbi 70 vite, personat të cilët kanë pasur një dokument që vërteton një sëmundje kronike janë liruar në shtëpi mirëpo me nënshkrimin e një deklarate nën betim se do të qëndrojnë në shtëpi i vetizoluar për 14 ditë. Këto janë masa për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve dhe natyrisht ky është një trajtim që duhet të vlej për të gjithë sepse ne si MSH nuk do të guxojmë të lejojmë“, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasjet për doracakët

Përplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre

Lajme
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona

KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona

Arsim
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Ish e dashura i shkon në shtëpi dhe e sulmon fizikisht, prishtinasi e raporton në polici

Ish e dashura i shkon në shtëpi dhe e sulmon fizikisht, prishtinasi e raporton në polici

Kronika e Zezë
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori