LAJMI I FUNDIT:

“Pacienti i Londrës” bëhet personi i dytë i në botë që shërohet nga HIV

“Pacienti i Londrës” bëhet personi i dytë i në botë që shërohet nga HIV

Një mashkull në Britaninë e Madhe është bërë personi i dytë në mbarë botën që është pastruar nga virusi HIV pasi iu transplantua palca e eshtrave nga një dhurues rezistent ndaj këtij virusi.

Pothuajse tri vite pas këtij transplanti, që u dhurua nga një donator me një mutacion të rrallë gjenetik që i rezistonte infeksionit HIV, dhe 18 muaj pas terapisë, testet treguan se nuk ka asnjë shenjë të infeksionit vdekjeprurës.


Lajmi është dhënë nga Ravindra Gupta, udhëheqës i grupit të doktorëve të cilët u morën me mjekimin e pacientit.

Ai shtoi se personi, i quajtur “Pacienti i Londrës”, nuk mund të quhet ende se është pastruar plotësisht, pasi mbikëqyrja do të vazhdojë.

Ky është rast i njëjtë si ai i njohur si “Pacienti i Berlinit”, amerikani Timothy Brow që iu nënshtrua së njëjtës terapi dhe rezultoi me shërimin e plotë të tij.

SIDA ka marrë jetën e 35 milionë njerëzve në mbarë botën që kur u shfaq për herë të parë në vitin 1980 dhe 37 milionë të tjerë llogariten të jenë të infektuar me HIV.

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori