LAJMI I FUNDIT:

Pacienti me COVID-19 hidhet nga kati i katërt i spitalit në Tiranë

Pacienti me COVID-19 hidhet nga kati i katërt i spitalit në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ku një pacient me COVID-19 i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa e spitalit.

Mësohet se viktima  rreth 65 vjeç me iniciale H.M, i shtruar në spital rreth dy ditë më parë, pasi ishte diagnostikuar me coronavirus, është hedhur nga kati i katërt.

Pacienti ishte në gjendje të rëndë por jo i intubuar.


Ngjarja e rëndë e mbrëmjes së sotme pason atë të 13 gushtit ku një i ri në gjendje të rënduar psikologjike u hodh nga ky spital dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.

Shkak për këtë veprim ekstrem dyshohet të jetë bërë gjendja e rënduar psikologjike.

“Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetë hedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, bëhet e ditur nga Policia e Tiranës./OraNews/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori