Pacientët përfitojnë, farmacitë ankohen – Si po ndikon unifikimi i çmimeve të barnave në tregun farmaceutik?

Me hyrjen në fuqi të ligjit për unifikim të çmimit të barnave, medikamentet do ta kenë të vendosur çmimin në banderole. Ky vendim ka dy javë që ka nisur të zbatohet në disa barnatore të kryeqytetit e që në të cilat, mbesin ende stoqe të tëra barnash, pa banderolë të çmimeve. Farmacistët ankohen se nuk patën një periudhë mjaftueshëm tranzicioni ndërsa nga Shoqata për të drejtat e pacientëve thonë se kjo do t’ua lehtësoj barrën.
Është i njëjti produkt, në dy paketime të medikamentit për hipertension “Lorista”, dallimin e bën përmbajtja e banderolës.
Në të djathtë është banderola, e cila ka kohë që vendoset në kutitë e paketimit ndërsa në të majtë, është banderola e re e cila tashmë përmban edhe çmimin e produktit.
Çmimi i vendosur në të tregon çmimin e miratuar nga ligji duke treguar kështu, të vetmin çmim me të cilin mund t’iu shitet klientëve.
Megjithatë, barnatoret ende mbesin të mbushura me stoqe të barnave me banderola të vjetra.
“Forma dhe koha në të cilën ka filluar të zbatohet ka qenë shumë e shkurt dhe mënyra se si ka filluar të vendosë çmimet, tash ka filluar të reflektojë. Disa çmime janë zvogëluar por disa, fatkeqësisht janë shtrenjtuar dukshëm. Kemi diferencë me çmimet e regjionit. Dje kemi marrë çmimet e kompanisë “Krka” në Slloveni por fatkeqësisht, Llupilli psh nga 2 e gjysmë sa ka qenë, tek ne është tani 4.90. Kjo na dëmton e ka krijuar mungesë të ilaçeve që po vërehet edhe në institucionet publike”, ka deklaruar Gzonit Salihaj, farmacist.
Salihaj thotë se shtetet e tjera kishin periudha disa vjeçare për këtë tranzicion ndërsa përpjekja një-mujore në Kosovë, do çoj në dëme financiare.
“Kostoja e furnizimit më herët ka qenë më e lartë në disa artikuj dhe në këtë rast, i bie që artikujt duhet të shihen me koston e paraparë tash, që nuk kanë mundësitë financiare t’i shesin e që është e kundërlogjikshme me ATK-në. Nëse kam një artikull me 100 copa dhe kolegu tjetër i ka pasur 5 copa, atij ju ka shpenzu sasia por mua jo. Ndoshta atë e kanë marrë me 50% ma lirë. Momentin që e ka marrë me 50% pacienti aty, ka për të kërkuar ta marrë edhe tek unë”, ka theksuar ai.
Por, vendosja e çmimit është mirëpritur nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve.
“Në parim është shumë e mirë sepse ka për të rritur transparencën dhe do të mbajë në kontroll çmimin e barnave. Uroj që të funksionojë sepse është shumë e mirë për pacientët”, ka deklaruar Besim Kodra, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve.
Televizioni ka provuar të marrë përgjigje nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe njëherazi edhe nga Ministria e Shëndetësisë rreth inspektimeve dhe fazave se ku mbetet vendosja e banderolave me çmim në të gjitha produktet. Por nga asnjëra, nuk ka pranuar përgjigje./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Berisha: Kam besuar te Nisma Socialdemokrate, ndoshta është thyer besa

Java e Dizajnit në Milano, zbulohet bashkëpunimi mes IQOS dhe markës italiane të dizajnit SELETTI

Lushtaku: PDK nuk merr pjesë në votimin për formimin e qeverisë – Hamza duhet të jetë kryeministër

Rashiq regjistrohet si deputet: Nuk jam optimist që qeveria votohet nesër, mund të ndodh ndonjë ngërç politik

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Kur planifikohet të ndërtohet flota ajrore e FSK-së?

Pas zgjedhjeve nesër fillon punën Kuvendi i Kosovës , këta janë 120 deputetët e rinj

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Gërvalla takon Kallas: Koha për vendime të guximshme që përfshijnë Kosovën në BE

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gazeta prestigjioze zvicerane "20 Minuten" shkruan për rastin e sulmit të Jozit ndaj Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite - zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër?

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e taksës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë taksën zero

Gjendja e Gjestit një ditë pas sulmit fizik të Jozit në Big Brother VIP Albania 4, që ndodhi në transmetim direkt

Klubi anglez mund të fitojë miliona euro falë Barcelonës në fund të sezonit

Skandal apo marketing? Pavarësisht dhunës në spektakël, Jozi fiton afro 10 mijë ndjekës më shumë në Instagram pas incidentit