Pa ujë i gjithë qyteti i Ferizajt

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot gjatë ditës do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në të gjithë qytetin e Ferizajt.
Sipas njoftimit, ndërprerja është shkaktuar nga një defekt i papritur në gypin kryesor furnizues në fabrikën e përpunimit të ujit, çka ka detyruar ndaljen e furnizimit deri në sanimin e plotë të dëmtimit, me qëllim parandalimin e problemeve shtesë në rrjet dhe rikthimin e sigurt të sistemit në funksion.
KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se ekipet teknike janë angazhuar menjëherë dhe po punojnë intensivisht në terren për riparimin e defektit dhe normalizimin e furnizimit sa më shpejt të jetë e mundur.
Sipas planifikimit aktual, furnizimi me ujë pritet të rikthehet rreth orës 13:00. /Telegrafi/



















































