Organet përgjegjëse në Kosovë kanë shënuar rezultate minimale në aspektin e konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.
Sipas Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Shqipdon Fazliu, për vitin e kaluar deri më tani është shënuar vetëm një rast i raportuar i konfiskimit të pasurisë, e që bëhet fjalë për një vlerë prej 23 mijë euro.
“Është një rast, një rast i vetëm i raportuar deri me tani në shumën prej vetëm 23 mijë eurosh për një sistem gjyqësor të tërë ku kemi qindra policë, prokurorë dhe qindra gjyqtarë. E quaj si shifër të papërfillshme”, theksoi Fazliu.
Rezultat e dobëta në konfiskimin e pasurisë së fituar përmes veprës penale, sipas Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Shqipdon Fazliu nuk janë ekskluzivisht rezultat i mungesës së infrastrukturës ligjore.
“Ka me tepër se 24 milionë euro pasuri të ngrirë apo sekuestruar, mirëpo e thash se ekziston një dallim i vogël sa u përket viteve të kaluara, ngase trendi te pasuria e konfiskuar ka rënie dhe këtë vit shifrat e konfiskimeve janë pothuajse në shifrat e papërfillshme. Pra, mezi kemi një rast që ka përfunduar me konfiskim. Gjithmonë po flas sa i takon nëntëmujorit të vitit 2018, pra ende nuk i kemi shifrat e tremujorit të fundit të vitit 2018”, tha Fazliu.
Sipas Fazliut, në pesë vjetët e fundit ka një pasuri prej 156 milionë eurove që është e ngrirë ose e sekuestruar.
Ndërkaq, lidhur me shifrat e konfiskimeve, nënvizon ai, ato mezi e kalojnë shifrën prej gjithsejtë 3,5 milionë eurosh të konfiskuara në pesë vjetët e fundit. Kjo sipas tij, flet për një disproporcion jashtëzakonisht të madh në mes të pasurisë së sekuestruar dhe asaj së konfiskuar.
Ndërkohë, kryetarja e Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu thotë se përveç mungesës së vullnetit politik, legjislacioni që është në fuqi është në shpërputhje me nivelin e lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Deri më tani, përfshirë edhe ndryshimet që janë bërë në Kodin Penal dhe ndryshimet në Ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar përmes veprës penale, janë komplet ndryshime sporadike. Pra, nuk ka pasur ndërhyrje përmbajtësore në kuptimin e luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Haxhiu.
Sipas drejtorit të organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj, vitet e kaluara ka pasur pak kërkesa për konfiskim të pasurisë së fituar përmes veprës penale. Kjo, thekson ai, ka ndodhur për shkak se vet prokurorët nuk kanë bërë kërkesa për verifikim të pasurisë.
“Ka pasur shumë pak kërkesa ose fare që prokurorët kanë shtruar në të kaluarën për konfiskimin e pasurisë paralelisht me aktakuzën që kanë ngritur dhe në momentin kur është shqiptuar aktgjykimi dënues, prokurorët e kanë pasur kohën e caktuar, i kanë pasur 30 ditë afat me ligj për të bërë kërkesën për shqyrtim të pasurive për të përfunduar me konfiskimin. Por, nuk e kanë përdorur shumë këtë bazë ligjore. Po ashtu edhe baza ligjore ka qenë problem sepse nuk ka lejuar retroaktivitet edhe ka qenë shumë më e mangët. Tash, me zgjerimin e bazës ligjore ka më shumë mundësi për prokurorët”, tha Demhasaj.
Me ndryshimet ligjore që janë bërë nga Ministria e Drejtësisë, sipas Demhasajt, tani në një masë të caktuar është vendosur që barra e provës të bie edhe tek i akuzuari, përkatësisht i akuzuari duhet që të dëshmojë ligjshmërinë e prejardhjes së pasurisë së tij.
“Një ndryshim i rëndësishëm në ligj ka të bëjë me atë se në njëfarë mënyre barra e provës ka rënë edhe tek i dyshuari, jo siç ka qenë në të kaluarën që komplet barra e të provuarit se pasuria që e posedon i dënuari është derivat i veprës penale, pra kjo çështje ka qenë vetëm te prokurori, e që ka qenë vështirë për t’u argumentuar”, tha Demhasaj.
Në rast se prokurorët vazhdojnë të mos bëjnë kërkesa për konfiskim të pasurisë, atëherë, sipas Demhasajt, Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet të marrë masa ndaj tyre.
Së fundmi, Ministria e Drejtësisë ka bërë disa ndryshime në Kodin Penal si dhe ka prezantuar Projektligjin e ri për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit