LAJMI I FUNDIT:

P1kado, merr çmim në Polifest dhe përgatit album

P1kado, merr çmim në Polifest dhe përgatit album

Këngëtarit të ri të rapit, P1kados, duket se ky vit po i buzëqesh në karrierën e tij. Ditë më parë ai ka marrë një shpërblim në festivalin e muzikës, Polifest, dhe po e përgatit albumin e parë.

P1kado, një solo raper nga Prishtina, merret me muzikën hip-hop që nga viti 2000 ndërsa, si profesionist, ka dalë në skenë vitin e kaluar. Deri më tash ka realizuar tri këngë të tij personale dhe në disa këngë si mysafir, siç është albumi më i ri i Arta Bajramit, albumi i Don Arbas, etj. Ai, po ashtu është dhe anëtarë i kompanisë “Arba$ounD Studio”.

I sapo dalë në skenë, në cilësinë e profesionistit të rap-muzikës, P1kado ka marrë një çmim në Polifest për të cilin mendon se “ka një vlerë të veçantë sepse është hera e parë që marr pjesë në një festivali dhe marrë çmimin e parë”, thotë këngëtari, për Telegrafin.


P1kado mendon se çmimi i Polifestit do t’i jep edhe një shtysë më të madhe për të punuar: “Ky çmim më jep vullnet të madh për të punuar dhe më tej”.

Dhe vullneti i tij është i prekshëm, konkret. P1kado tani është duke punuar në albumin e tij të parë i cili do të lansohet në treg, vitin që vjen, dhe do të jetë i shoqëruar me disa videoklipe. Në këtë album ai do të bashkëpunojë edhe me këngëtarë të ndryshëm “pse jo edhe jashtë kompanisë “Arba$ounD”, thotë P1kado.

P1ikado ka një mendim shumë pozitive për trendët muzikore në të gjitha trevat shqiptare, për prodhimin muzikor dhe publikun. Ai vlerëson se edhe muzika që kultivon “është në gjendje të mirë dhe pritët mjaft mirë nga publiku pasi që tash ka mjaft bashkëpunim mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, e kështu, tregu është mjaft i gjerë”.