Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil është i impresionuar nga propozimi i Juventusit për një transferim të janarit tek Zonja e Vjetër.

Sipas Daily Mail dhe Mediaset Premium, reprezentuesi gjerman është tunduar shumë nga një lëvizje drejt gjigantëve të Torinos.


29-vjeçari do të jetë jashtë kontratës në fund të sezonit dhe po refuzon të nënshkruajë një marrëveshje të re.

Ozil kishte qenë i lidhur me Manchester Unitedin, por pasi ata thuhet se kanë rënë dakord me ylli tjetër të Arsenalit, Alexis Sanchez, gjermani duhet të kërkojë për një skuadër tjetër.

ozil 1 1 Ozil nuk dëshiron të qëndroj më tek Arsenali (Getty Images)

Ashtu si Sanchez, as Ozili nuk është fare në skuadrën e Arsenalit për ndeshjen e sotme (e diel) që Topçinjtë e zhvillojnë ndaj Bournemouthit.

Thuhet se Juventusi ka paraqitur ofertën e tyre dhe Ozil është i interesuar, por Bianconerët nuk duan të paguajnë shumë për një lojtar i cili do të jetë futbollistë i lirë brenda pesë muajsh.

Arsenali ka paguar 47 milionë euro për të fituar Ozilin nga Real Madridi në verën e vitit 2013.

Deri më tani këtë sezon, ai ka kontribuar në katër gola dhe pesë asistime në 18 paraqitje në Ligën Premier. /Telegrafi/