Mesut Ozil ka kompletuar javë më parë transferimin tek gjiganti turk Fenerbahce.

Mesfushori turko-gjerman është pritur si mbret në Turqi, por ende nuk ka arritur ta gjejë formën e tij më të mirë.


E fati i keq i tij është se ai është lënduar sot në ndeshjen mes Fenerbahces dhe Antalyaspor që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

noticia 1614886889 mesut ozil

Lojtari ishte në një aksion të skuadrës së tij, ku u lëndua dhe u dërgua me barel jashtë fushave.

Lëndimi i tij solli frikë në Turqi, megjithatë nuk bëhet fjalë për një lëndimë që do ta mbajë me muaj jashtë fushave atë.

Lajmet e fundit që vijnë nga Turqia raportojnë se Ozil do të mbetet jashtë fushave së paku për katër javë.

3bd6b8da a764 41d9 8e9d c551589f36d4

Gjithsesi deri më tani klubi i Fenerbahces nuk ka dalë me ndonjë komunikatë për shtyp.

32-vjeçari është ylli më i madh i futbollit që ka zbarkuar në Superligën e Turqisë dhe ai aty po shihet si mbret.

1 GettyImages 1231312504

Që nga transferimi i Ozilit te Fenerbahce, Superliga e Turqisë ka rritur shikushmërinë ndjeshëm në vedet tjera të Evropës dhe krejt kjo falë ndikimit të madh që ka mesfushori. /Telegrafi/

telegrafi sport app