LAJMI I FUNDIT:

COVID-19, 1,143 raste aktive në Kosovë

COVID-19, 1,143 raste aktive në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se dje janë testuar gjithsej 205 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 62 raste.

Sipas institutit, rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës 32 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Rahovecit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna Lipjanit 2 raste, komuna e Mamushës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Podujevë, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.


“Sot më 26 qershor 2020, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.307 raste, kurse raste aktive 1.143. Nga data 08 shkurt deri më 26 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.930 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.494 raste, me gjithsej 44 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori