Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë.

Ajo është pritur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kurse më pas ka folur para mediave të shumta vendore e ndërkombëtare.

Reklama

Osmani ka thënë se ky Samit është një sipërmarrje e rëndësishme qoftë nga Ballkani Perëndimor ashtu edhe nga Bashkimi Evropian, dhe se shpreson që konkluzionet dhe deklaratat do të shfaqin këtë përbashkësi të BE-së drejt një procesi të përshpejtuar për Ballkanin Perëndimor.

“Jam këtu si udhëheqja e vendit më pro evropian që ekziston dhe ne kemi treguar këtë përkushtim ndaj BE-së dhe vlerave të saj në çdo veprim që kemi ndërmarrë. Na duhet që BE-ja të lëvizë nga fjalët në vepra kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë Osmani, shkruan Telegrafi.

Reklama
Reklama

Presidentja ka thënë se gjithashtu pret mbështetjen e plotë të vendeve anëtare të BE-së për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në familjen evropiane.

“Kosova do ta paraqes aplikimin për anëtarësim në BE në fund të këtij viti dhe shpresoj shumë në mbështetjen e plotë të anëtareve të BE”, tha Osmani.

E pyetur se a do të ketë ndonjë takim me presidentin serb, Alkesandar Vuçiq gjatë këtij Samiti, Osmani u shpreh se “ky është takim në mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, nuk është vend për dialog mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Dialogu është një proces në vete që lehtësohet nga BE-ja dhe që ne besojmë që duhet të përqendrohet të njohja e ndërsjellë, të mbroj dhe të ruaj integritetin territorial, sovranitetin e Kosovës dhe sistemin e saj kushtetues”, tha Osmani.

Reklama
Reklama

Ajo shtoi se Vuçiqi vazhdon të jetë me mendësinë e viteve të 90-ta që ka ekzistuar në Serbi.

“Për fat të keq Vuçiqi është vazhdimësi e një mendësie që ka ekzistuar në vitet e 90-ta në Serbi dhe është saktësisht është kjo mendësi që shkaktoi luftën në Kosovë, dhe mendësi që duhet hedhur poshtë nga të gjithë . Ajo çfarë po tregon Kosova këto ditë është e kundërta e asaj që tregon Vuçiqi, po shtrin dorën e bashkëpunimi edhe pse ata nuk kanë kërkuar kurrë falje për krimet që kanë kryer”, u shpreh Osmani.

Presidentja shtoi se ky Samit është një hap përpara për të përçuar një mesazh për vendet e Ballkanit se vlen në qoftë se je krah vlerave të BE-së.

Reklama
Reklama

“Nganjëherë ka mesazhe të paqarta që dërgohen sepse nga njëra anë ke vende që janë harmonizuara plotësisht me BE-në dhe nga ana tjetër ke vende që janë harmonizuara me Putinin, Nuk duhet trajtuar njësoj, ose je krah Ukrainës ose krah Rusisë”, tha Osmani. /Telegrafi/