Ky vit pritet të jetë më sfiduesi për ngrohtoren e qytetit “Termokos”, thotë kryeshefi ekzekutiv, Fisnik Osmani. Sipas tij, këtë sezon do të shtohen rreth nëntë mijë njësi banimi në rrjetin e sistemit të ngrohjes.
Ai për KosovaPress, flet edhe për pajisjet matëse të vendosura nëpër radiatorë, ku deri më tani janë 14 mijë familje, të cilat kanë përfituar nga ky projekt. Mirëpo, thekson se te disa konsumatorë kanë hasur në vështirësi për instalimin e pajisjeve të nevojshme.
Kryeshefi ekzekutiv i ngrohtores së qytetit të Prishtinës zotohet se janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar sezonin e ngrohjes.
“Termokosi fillon më datën 15 tetor sezonin e rregullt të vitit që po hyjmë, mirëpo ne i kemi bërë përgatitjet që po pati nevojë ne do të fillojmë edhe më herët. Përgatitjet i kemi bërë në kohë, kemi punuar gjithë këtë periudhë.
Mirëpo, ajo çka duhet të potencojmë që padyshim po na pret sezoni më sfidues që ndonjëherë e ka pasur Termokosi, pas atij më të suksesshëm që e kemi lënë vitin e kaluar. Më sfidues për shkak se e kemi rritur bazën e metrave katror, dhe e kemi rritur bazën e konsumatorëve. Si njësi banimi kemi arritur që të kyçim rreth 8900 njësi të banimit, me numër të banorëve e tejkalon numrin 40 mijë, kështu që na pret një sezon sfidues”, thotë Osmani.
Ai shton se po realizohen disa projekte me qëllim të zgjerimit të rrjetit edhe në lagje të tjera të kryeqytetit.
“Termokosi po i zhvillon disa projekte të cilat janë në faza të ndryshme, njëri prej tyre pa dyshim prej më të rëndësishme është projekti i zgjerimit dhe rehabilitimit të rrjetit… Zgjerimi nënkupton kyçjen në rrjet të atyre pjesëve që nuk kanë pasur më herë ngrohje, njëra prej tyre është edhe rruga ‘Muharrem Fejza’.
Në atë pjesë kemi arritur diku të kyçim rreth 140 objekte. Natyrisht po flasim për një zonë e cila po zgjerohet dita ditës, e cila tash është lidhur me Prishtinën e re në një pjesë… Sot, kur po flasim diku i kemi rreth 30 për qind mbulueshmëri në Prishtinë me kapacitetin prej KEK-ut.
Mirëpo, dy projekte të mëdha të cilat po vijnë, dhe në të cilat po punojmë intensivisht janë projekti i dyfishimit të kapaciteteve, pra do të rrisim kapacitetin energjetik termik prej 140 në 280 megavat, dhe do të bëjmë instalimin e projektit më të madh solar termik në këtë pjesë të Ballkanit pas Danimarkës, i cili do të jetë diku pesë megavat dhe do të mbuloj dy lagje të mëdha të Prishtinës, pjesën e mbetur të Arbërisë dhe pjesën e Tophanës. Mirëpo edhe me këto dy projekte edhe me kapacitetin aktual, prapë është i pamjaftueshëm mbulueshmëria për të gjithë Prishtinën”, shton ai për KosovaPress.
Kryeshefi ekzekutiv i “Termokosit” flet edhe për projektin e “Prishtina Heat Save”, të nisur para dy vitesh, ku konsumatorët kanë instaluar pajisjet matëse në radiatorët e tyre. Ai thotë se në disa banesa e kanë pasur të pamundur instalimin e tyre, pavarësisht lajmërimeve.
“Diku mbi 14 mijë njësi banimi ose familje kanë përfituar prej projektit tonë deri tash, 17,500 janë në total, dhe 3,500 të tjera të cilat po i bëjmë instalimin në lagje të reja. Pse nuk kemi arrit deri sot që të instalojmë 17,500 është për shkak se kemi hasur në vështirësi në qasje të banesave. Ka banesa të cilat pronarët i kanë në diasporë, ka banesa të cilat janë me qira, ka banesa të cilët për arsye të ndryshme e kemi të pamundur të hyjmë dhe të qasemi. Mirëpo, në bazë të statistikave i kemi bërë ose i kemi tejkaluar të gjitha pritjet në këtë pjesë. Ka besa që kemi shkuar katër apo pesë herë, kemi vendosur lajmërimet me kohë, mirëpo e kemi pasur të pamundur të hyjmë”, shprehet ai.
Më tej, thekson se ky projekt përfundon në janar të vitit të ardhshëm. Osmani tregon edhe për numrin e familjeve që për herë të parë do të jenë pjesë e rrjetit të ngrohjes nga “Termokos”.
“Në periudhën në të cilën ne po flasim në total diku i kemi 27 mijë e 156 konsumatorë, që është një rritje e ndjeshme gjatë kësaj periudhe. Si numër të konsumatorëve nëse e marrim në njësi banimi, diku mbi 8900 mijë njësi të banimit të reja do të futen në sistem prej kësaj periudhe, që është rritja më e madhe dhe më e ndjeshme që ka ndodhur më herët…
E kemi adresuar një problem që nuk ka arritur të adresohet prej pas luftës, është qasja e banesave të bardha në sistemin e ngrohjes. Po flasim për diku 106 mijë metra katrorë, 29 njësi të banimit, pra banesa kolektive përfshirë edhe shkollën ‘Iliria’ e cila është ngjitur me banesat e bardha. Projektin e kemi detajuar, është një projekt që do të ketë kosto të ndjeshme për Termokosin”, vijon ai në intervistën për KosovaPress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kush ia dhuroi qaforen e famshme me shqiponjë, Jean-Claude Van Damme-it?
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova