LAJMI I FUNDIT:

Osmani uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e procesit mësimor: Në rrugën e dijes ju do të vendosni themelet e të ardhmes

Osmani uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e procesit mësimor: Në rrugën e dijes ju do të vendosni themelet e të ardhmes
Foto: Arkiv

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sot është një ditë domethënëse, një rifillim për zënë dije.

“Në rrugën e dijes ju do të vendosni themelet e të ardhmes. Do të aftësoheni të merrni vendime për veten e më pas edhe për të tjerët. Në këtë gjysmë vjetor uroj që secili nga ju të ndihet krenar për arritjet”, ka shkruar Osmani.


Postimi i plotë:

Të dashur nxënës, prindër e mësimdhënës,
Sot keni nisur gjysmëvjetorin e dytë, megjithëse në rrethana më specifike, shkaku i pandemisë Covid-19. Një ditë domethënëse, një rifillim për të zënë dije.
Përpara keni një periudhë me plot angazhime e sfida. Investimi në arsim duhet të jetë proritet mbi prioritetet, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund ta krijojmë një ekonomi të qëndrueshme, një shoqëri stabile dhe një shtet të fortë.
Në rrugën e dijes ju do të vendosni themelet e të ardhmes. Do të aftësoheni të merrni vendime për veten e më pas edhe për të tjerët.
Në këtë gjysmëvjetor uroj që secili nga ju të ndihet krenar për arritjet.
Duke ju inkurajuar për sa më shumë përkushtim në çdo ditë të mësimit, uroj për një fillim të mbarë dhe një përmbyllje me sukses! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori