Osmani uron kryeministrin e ri britanik: Do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën tonë

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer.
Osmani përmes një postimi në "X", ka shkruar se fitorja e kryeministrit Sir Keir Starmer është fitore historike, transmeton Telegrafi.
"Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e të gjithë kosovarëve dhe jam e bindur që së bashku, ne do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën tonë të gjatë. Ju uroj suksese kur merrni këtë rol të rëndësishëm", ka pohuar ajo.
Ndryshe, kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer, i është drejtuar turmave në qendër të Londrës pasi Partia Laburiste fitoi në zgjedhjet e përgjithshme të vendit.
Nga
Telegrafi
05/07/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































