LAJMI I FUNDIT:

Osmani takoi kryeministrin kanadez, flasin për zhvillimet në rajon

Osmani takoi kryeministrin kanadez, flasin për zhvillimet në rajon

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin kanadez, Justin Truedeau gjatë Samitin e Frankofonisë që u mbajt në Tunizi.

Osmani, përmes një postimi në Twitter, tha se me Truedeau foli për zhvillimet në rajon por edhe për mbështetjen e Kanadasë.


“Në Samitin e Frankofonisë bisedova me kryeministrin Justin Trudeau për zhvillimet e vazhdueshme në rajonin tonë dhe mirënjohjen e popullit tonë për mbështetjen e qartë dhe konkrete të Kanadasë”, ka shkruar Osmani, trenamston Telegrafi.

Ndryshe, presidentja Osmani në fjalimin e saj në Samitin e Frankofonisë, ka thënë se Kosova po punon me këmbëngulje që ta reduktojë edhe më hendekun ndërmjet burrave dhe grave në të gjitha fushat e jetës, përfshirë edhe zhvillimin teknologjik.

Në sesionin e parë plenar të këtij samiti i cili iu kushtua zhvillimeve në fushën e digjitalizimit, Osmani ka thënë se shteteve iu takon të përcjellin mesazhe të rëndësishme, jo vetëm për paqen në botë, por edhe për mundësitë e zhvillimit në epokën digjitale.

Kujtojmë se gjatë këtij samiti, Osmani takoi edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron. /Telegrafi/