LAJMI I FUNDIT:

Osmani takoi drejtorin e përgjithshëm të Fondit OPEC

Osmani takoi drejtorin e përgjithshëm të Fondit OPEC

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim një delegacion të Fondit OPEC, të udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm, Abdulhamid Alkhalifa.

Vizita e delegacionit të Fondit OPEC, në Kosovë po ndodh në prag të nënshkrimit të marrëveshjes së huasë në mes të Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për programin “Financat publike të Kosovës dhe rritja ekonomike”.
Sipas komunikatës nga Predidenca, presidentja Osmani e ka njoftuar z. Alkhalifa për reformat në Kosovë në fushën e ekonomisë e qeverisjes së mirë, si dhe e konfirmoi angazhimin e institucioneve të Kosovës për reforma të vazhdueshme, të cilat ndikojnë drepërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Duke e theksuar rëndësinë e angazhimit për zhvillim të qëndrueshëm në vend, Presidentja Osmani foli dhe për hapat konkret që po ndërmerren në fushën e Agjendës së Gjelbër dhe potencoi rolin e rëndësishëm të mbështetjes së sektorit privat në përmbushjen e këtyre objektivave të përbashkëta.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Fondit OPEC vlerësuan performancën e Kosovës për sa i përket ringritjes ekonomike pas pandemisë, e cila sipas tyre ka dëshmuar se ekzistojnë kushte të volitshme për bashkëpunim të frytshëm në mes të Kosovës dhe Fondit OPEC.
Palët e vlerësuan lartë intensifikimin e bashkëpunimit të dyanshëm dhe diskutuan rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi duke promovuar qeverisjen e mirë, energjinë e gjelbër, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në përgjithësi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Botë
Kanadaja shtyn gjithashtu tarifat për mallrat amerikane, por Ontario do të vazhdojë

Kanadaja shtyn gjithashtu tarifat për mallrat amerikane, por Ontario do të vazhdojë

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Ekonomi
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Kalo në kategori