LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Sulmet ndaj gazetarëve në veri, tregojnë se qëllimi i Serbisë është fshehja e të vërtetës

Osmani: Sulmet ndaj gazetarëve në veri, tregojnë se qëllimi i Serbisë është fshehja e të vërtetës

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmeve të ditëve të fundit ndaj gazetarëve që po kryenin punën e tyre në veri të Kosovës.

“Sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës, nga ana e bandave kriminale të mbështetura nga Vuçiq, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën”.


E para e shtetit të Kosovës thotë se qëllimet e liderëve të Serbisë aspak nuk kanë ndryshuar qysh nga vitet e ’90.

“Lidershipi i Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet ’90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, ka shkruar tutje Osmani.