Gratë në Kosovë ende po përballen me shumë vështirësi për pjesëmarrje në sferën politike, pasi që edhe në rastet kur janë të përfshira në këtë fushë, ato nuk trajtohen si duhet dhe nuk u ofrohet hapësirë e nevojshme.
Kështu u tha sot me rastin e lansimit të raportit mbi vlerësimin gjinor “Deficiti Demokratik në Kosovë: Pjesëmarrja e plotë e grave”, nga Instituti Kombëtar Demokratik.
Sipas presidentes, Vjosa Osmani përfaqësimi i grave në politikë është shtylla e demokracisë. Ajo përmes platformës online është shprehur se integrimi dhe promovimi i grave dhe vajzave të reja ofron rezultate të mira në çdo sferë.
“Kemi ende shumë gra që nuk kanë marrë një rol aktiv në shoqërinë tonë. Dhe të cilat vazhdojnë të ballafaqohen me diskriminim e me përjashtim. Dalëngadalë të bashkuar ne mund të përçojmë mesazhe të rëndësishme në çdo lagje, e në çdo shtëpi, sepse pjesëmarrja e barabartë e vajzave dhe grave në çdo fushë, në vendin tonë vazhdon të ngulfatet me shumë paragjykime, me pengesa nga më të ndryshmet sot e asaj dite. Për një kohë të gjatë kemi pasur mungesë të dukshme të grave dhe vajzave në pozita udhëheqëse, në partitë politike dhe në institucione”, u shpreh Osmani.
Drejtoresha e NDI në Kosovë, Nancy Soderberg tha se ky raport identifikon barrierat e grave për pjesëmarrjen politike të grave më shoqëri, qeverisje, parti politike dhe fushata zgjedhore. Sipas saj, suksesi i demokracisë i Kosovës varet nga pjesëmarrja e plotë dhe e barabartë e grave.
“Hulumtimet e opinionit publik thonë se gratë janë më të sinqerta, më të ndjeshme dhe më vigjilente se sa burrat. Më proporcion shumë më të madh të votuesve. Dhe kjo është një hap për të pozicionuar vetën, për të ballafaquar me disa nga sfidat më të madhe që Kosova po ballafaqohet sot. Ende shumë ka për t’u bërë, ende ka Kosova nevojë që të ketë më shumë vende dhe ende ka shumë për t’u bërë për të gjitha nivelet e shoqërisë për t’i fuqizuar gratë në mënyrë ekonomike, sociale. Ky hulumtim thotë se disa nga barrierat kanë ndryshuar gjashtë vitet e fundit. Pengesat më të madha për gratë në politikë, ngelin ende në të gjitha partitë politike”, ka thënë Soderberg, raporton KP.
Drejtoresha e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID në Kosovë, Christine Danton ka thënë se Kosova për herë të dytë po e zgjedh presidenten grua, por që pjesëmarrja e grave ende nuk arritur në nivelin lokal.
“Ky raport tregon punën që ka mbetur për t’u bërë, ka të bëjë me adresimin e parandalimit të dhunës ndaj grave, rritjen e qasjes në financa, në formalizimin e institucioneve dhe organizimin për të verifikuar kandidatet në partitë politike… Gratë nganjëherë e përjashtojnë vetën duke u përfshirë në çështjet politike, kjo ndodh edhe në SHBA edhe pse kemi një trend pozitiv. Kur gratë përfaqësohen në procese negociuese, paqja ka më shumë gjasë që të ndodhë”, tha Danton.
Ndërsa, drejtoresha e programit në NDI, Pranvera Lipovica ka prezantuar të gjeturat e këtij hulumtim, ku theksoi se ka pasur intervista, anketa, matje e opinionit publik.
“Gratë janë duke u parë më shumë të ndershme, të ndjeshme, inteligjente në krahasim me burrat nga një numër i madh i votuesve dhe respondentëve sigurisht që kanë marrë pjesë në hulumtim. Dhe kjo që sigurisht sinjalizon hapjen ndaj grave për pozicionet me çështje me rëndësi për vendin. Suksesi elektoral i LVV-së në zgjedhjet ilustron mundësinë për partitë tjera katalizon qasjen për të avancuar në më shumë mundësi udhëheqëse grave. Të bëjnë po ashtu lidhjen me gratë votuese, si dhe përcaktimin e fitores ku potencialin e pashfrytëzuar të grave votuese e kemi sinjalizuar edhe nga vlerësimi i kaluar gjinor”, tha Lipovica.
Gjatë publikimit të këtyre gjetjeve, guvernatorja e 50-të e New Jersey në SHBA, Christine Todd Whitman ka thënë se partitë lokale duhet të bëjnë të pamundurën në mënyrë që gratë të kenë hapësirë dhe të jenë të suksesshme. Për më tepër, ajo ka përmendur faktin se për shkak të financave jo të mira, gratë kufizohen edhe të organizojnë zgjedhje.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
Gjykata merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi