LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Reformat zgjedhore mbeten ndër prioritetet kyçe të Qeverisë

Osmani: Reformat zgjedhore mbeten ndër prioritetet kyçe të Qeverisë

Zv.kryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot realizoi takim me ambasadoren e OSBE-së në vend, Nina Suomalainen. Në takim është biseduar për hapat e ardhshëm të qeverisë së re dhe situatën politike në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Osmani në takim theksoi se Misioni i OSBE-së në Shkup ofron ndihmë të rëndësishme në Maqedoni, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe reformave zgjedhore dhe për këtë shkak, siç tha, takimi vjen në momentin e duhur duke marrë parasysh zgjedhjet e ardhshme lokale.


Ai gjithashtu theksoi se Qeveria do të përqendrohet edhe në zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale, si elemente të rëndësishme për progres në procesin e integrimit euro-atlantik./Telegrafi/