Propozim-ligji për ndjekjen e komunikimeve dhe ai për Agjencinë Teknike Operative mund të pësojnë ndryshime, sa i takon strukturës udhëheqëse. Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani deklaroi se kur ligji të vijë në shqyrtim në seancë qeveritare, do të rishikohet mundësia që Agjencia të ketë edhe zv.drejtor, me qëllim të përfaqësimit të drejtë. Ky parim sipas Osmanit do të respektohet edhe për të punësuarit tjerë në të.
“Unë mendoj se duhet të propozojmë pozitën e zv.drejtorit, jo për t’u keqkuptuar si ndërhyrje politike por thjeshtë për përfaqësim të drejtë. Kemi edhe ekspertë shqiptarë të cilët duhet të jenë pjesë e udhëheqësisë së asja Agjencie. Përfaqësimi i drejtë është normë kushtetuese, veçanërisht për Agjencitë e reja që formohen dhe domosdo duhet të jetë të paktën 25% përfaqësimi i shqiptarëve aty por natyrisht ata do të jenë ekspertë të pavarur, jashtë ndikimit të politikës”, deklaroi Osmani për Alsat M.
Shqetësimin e përfaqësimit të drejtë në këtë Agjenci, Alsat e ngriti një ditë më parë, duke pasur parasysh që organet e sigurisë dhe kundërzbulimit në MBP, në të kaluarën kanë pasur shumë pak shqiptarë. Çështja e menaxhimti me ta, gjithmonë është konsideruar si një betejë mes dy partive maqedonase. Osmani poashtu deklaroi se ligji parashikon filtrimin e kuadrove gjatë punësimit por sipas tij, nuk ka nevojë për masa shtesë ndaj ish të punësuarve të DSK-së që pritet të transferohen në Agjencinë e re. Kjo përshkak se urdhërat për keqpërdorime kanë ardhur nga eprorët.
“Rrallë herë keqpërdorimet janë bërë me iniciativë të të punësuarve. Ata gjithmonë janë detyruar ose janë keqpërdorur nga instruentet e politikës. Natyrisht edhe obligimet ligjore që ata kanë dhe pasojat ligjore nga keqpërdorimet e mundshme do të mundësojnë që gjithçka të funksionojë në kuadër të ligjit. Ju e shihni që në shumë institucione, kur krijohen institucione të reja të pavarura, njerëzit vinë nga institucionet aktuale, nuk janë njerëz të tjerë”, shtoi Bujar Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë