LAJMI I FUNDIT:

Osmani në “La Repubblika”: Sulmi terrorist në veri, situatë ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vite

Osmani në “La Repubblika”: Sulmi terrorist në veri, situatë ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Serbia dëshiron të përdorë në vendin e saj një model të ngjashëm me aneksimin e Krimesë nga Rusia por se nuk do ta lejojnë këtë.

Në një intervistë për “La Repubblica“, Osmani foli për situatën e fundit në rajon, gjegjësisht vrasjen e një polici të Kosovës si pasojë e hapjes së zjarrit nga një grup i armatosur serb më 24 shtator në veri të Kosovës dhe atë që ndodhi më pas.

“Kemi prova të pakundërshtueshme. Serbia më datën 24 të këtij muaji kreu sulm dhe tani po përgatitet për një sulm të ri duke përforcuar trupat dhe artilerinë e saj në kufi me Kosovën. Kjo është situatë e ndryshme nga ajo që kemi parë në 25 vite, e paprecedentë. Serbia ende udhëhiqet nga mentaliteti i (ish-presidenti Sllobodan) Millosheviqit dhe përpiqet të fshijë gjithçka që SHBA-ja, BE-ja dhe populli ynë kanë arritur në dy dekada: paqen, stabilitetin dhe lirinë”, deklaroi Osmani.


Në pyetjen nëse mendon se Beogradi dëshiron ta pushtojë Kosovën, Osmani tha: “Ata gjithmonë kanë patur pretendime territoriale. Duan të përdorin modelin e (presidentit të Rusisë Vladimir) Putinit për një aneksim të llojit të Krimesë. Sigurisht që nuk do ta lejojmë këtë. Po punojmë me forcat e NATO-s për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë tonë që kemi fituar me vështirësi”.

Osmani për televizionin britanik: Ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me aktin terrorist kundër Kosovës
Lexo po ashtu Osmani për televizionin britanik: Ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me aktin terrorist kundër Kosovës

“Duan të hyjnë në Kosovë dhe të marrin një pjesë të territorit tonë. Ka shumë prova se situata është shqetësuese. Serbia duhet ta dijë se do të përballet me një popull të vendosur për të mbrojtur lirinë e tij pavarësisht çdo gjëje. Duhet ta dijë se edhe NATO është me ne”, theksoi presidentja Osmani duke shtuar se SHBA-ja është realiste për ngritjen e alarmit lidhur me rajonet e tyre.

Më tej Osmani tha se Serbia historikisht ka qenë e interesuar për veriun e Kosovës.

Duke pretenduar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka abuzuar me qasjen e BE-së ndaj tij, Osmani tha: “Krijoi tensione dhe destabilizoi rajonin, por BE-ja nuk ndërmori masa kundër Serbisë. Ky është i vetmi vend në Evropë që nuk zbaton sanksione kundër Putinit”.

Në pyetjen nëse është apo jo Putini pas kësaj krize të fundit në Kosovë, Osmani u përgjigj: “Patjetër që po dhe nuk e fshehin këtë. E mbështesin Serbinë në aspektin politik, ekonomik dhe ushtarak. Kjo krizë është në interes të Rusisë. Dëshiron që konfliktet në territoret evropiane të tërheqin vëmendjen nga Ukraina në drejtim tjetër”.

Presidentja e Kosovës, Osmani thekson se aktualisht nuk ka planifikuar ndonjë bisedë me presidentin serb, Vuçiq.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti pret me ceremoni shtetërore homologun Mickoski

Kurti pret me ceremoni shtetërore homologun Mickoski

Lajme
Zogaj: LDK dhe Lumir Abdixhiku janë alternativa më e mirë për Kosovën, nuk është demagog por profesional

Zogaj: LDK dhe Lumir Abdixhiku janë alternativa më e mirë për Kosovën, nuk është demagog por profesional

Politikë
Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty

Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty

Lajme
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Kalo në kategori