Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një adresim nga Capitol Hill me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në ka thënë se lidhja e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e thellë.
“Faleminderit shumë që na mirëpritet në këtë ndërtesë historike. SHBA-ja ka qenë një shtëpi për Kosovën në kohë shumë të vështirë. Jemi të lumtur që jemi këtu me ju, në institucionin që ka pasur rol të rëndësishëm për pavarësinë tonë dhe që na përkrah sot e kësaj dite. Kosova sovrane, me një ekonomi në rritje, është krenare që ka SHBA-në pranë saj. SHBA është aleati ynë më i fuqishëm, janë dy shtete, dy kombe që kanë një lidhje të veçantë”, ka thënë fillimisht ajo.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani para të pranishmëve ka deklaruar se Kosova është krenare që e ka SHBA-në pranë saj.
“Republika e Kosovës sot është sovrane dhe një demokraci e gjallë. Kjo marrëveshje është dëshmi se ne jemi bashkë në kohëra të vështira e të bukura. SHBA vazhdon të na përkrahë. Siguria e furnizimit me energji është sfidë për shumë popuj në botë. Ky investim në Kosovë ndoshta mund të kthehet në investimin më të mirë që do t’iu mbetet gjeneratave. Kosova është e gatshme të mbështesë këtë rrugëtim për energji të pastër”, tha jo, raporton Telegrafi.
“Ky është investimi më i madh prej dekadash në vendin tonë që do të kontribuojë në stabilitetin energjetikë dhe punësimin e grave në vendin tonë. Gratë janë në qendër të kësaj iniciative për të fuqizuar sektorin e energjisë”.
“ShBA-ja është duke vazhduar që të na mbështesë që të arrijmë edhe më shumë. Është koha që të hartojmë politika më të mira për t’u përballur me situatën energjetike. Kosova është e gatshme që ta përqafojë të ardhmen e agjendës së gjelbër”.
Osmani ka thënë se këtë investim do t’ia kushtojë sekretares Ollbrajt e cila ka kontribuar aq shumë për vendin tonë.
Fjalimi i plotë i Presidentes Osmani:
Faleminderit për mikpritjen në këtë ndërtesë të mrekullueshme që bart kaq shumë histori. Ndërtesë kjo, e cila është sinonim i shpresës, punës së palodhur dhe ambicies.
Jam vërtet e kënaqur që jam këtu me ju në Kongresin e SHBA-ve, në të njëjtin institucion që pati rol kryesor dhe i cili dha kontribut thelbësor për lirinë e pavarësinë tonë dhe i cili vazhdon të na mbështesë sot e kësaj dite. Republika e Kosovës, një shtet sovran, një demokraci e zhvilliar dhe një ekonomi në rritje, është krenare dhe e nderuar që i ka në krah Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Do të na dëgjoni teksa përsërisim vazhdimisht se SHBA-të janë aleati ynë më i fortë dhe se dy vendet dhe popujt tanë gëzojnë një lidhje unike, si dhe një partneritet që vërtetë që i ka rezistuar kohës.
Kjo ceremoni konfirmon edhe një herë se çfarë ngërthen në vete kjo marrëdhënie: ngërthen në vete qëndrimin pranë njëri-tjetrin dhe të qenit aty për njëri-tjetrin në kohë të mira dhe në kohë të vështira.
Sot, SHBA-të, nëpërmjet MCC-së, e rikonfirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur për Republikën tonë të re dhe gatishmërinë e tyre për të na ndihmuar të avancojmë më tej ekonomikisht dhe të zhvillohemi në mënyrë të qëndrueshme. Të qëndrosh pranë nesh sot dhe të na mbështesësh në përpjekjet tona për të përqafuar një tranzicion të suksesshëm, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të energjisë, do të thotë që të vazhdosh të punosh në mënyrë strategjike e të ndërtosh mbi ato që tashmë i kemi arritur bashkërisht përgjatë viteve.
Përballja me sfidat e tranzicionit energjetik, hartimin e politikave të duhura, përgatitja e fuqisë punëtore për nevojat e së ardhmes, por më e rëndësishmja, ruajtja dhe garantimi i sigurisë energjetike, mbeten disa nga sfidat që po na shqetësojnë kaq shumë.
Në kontekstin e zhvillimeve të sigurisë në Evropë dhe rrjedhimisht në mbarë botën, ndërhyrjet e zgjuara dhe me kohë në sektorin e energjisë në këtë periudhë mund të kthehen në trashëgiminë më të rëndësishme të brezit tonë.
Tash është koha që t`i bëjmë gjërat më mirë, të miratojmë politika të mençura dhe t`i adresojmë situatat sfiduese, duke i shndërruar ato në mundësi, të cilat e ndryshojnë kahun e veprimit drejt një të ardhme të gjelbër, të sigurt dhe më e pastër.
Kosova është e gatshme ta përqafoj këtë të ardhme dhe nga zemra ju falënderoj që jeni pjesë e këtij rrugëtimi jashtëzakonisht të rëndësishëm.
Sot jemi dëshmitarë se çfarë mund të arrihet me angazhim, qëndrueshmëri dhe përkushtim.
Institucionet tona bashkërisht me ekipin e MCC-së e kanë hartuar Programin Kompakt, i cili do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve urgjente në sektorin e energjisë.
Marrëveshja prej 236.7 milionë dollarësh, që është investimi më i madh energjetik i bërë në vendin tonë prej dekadash tashmë, do të ndihmojë në krijimin e fleksibilitetit dhe stabilitetit në rrjetin elektrik, duke mundësuar integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme, si dhe zhvillimin e aftësive që do të kontribuojnë në rritjen e pjesëmarrjes dhe angazhimin e grave tona në sektorin e energjisë dhe në tregun e punës.
Praktikisht, kjo Marrëveshje do të na sjellë më pranë ndërtimit të sistemit energjetik që plotëson nevojat e së ardhmes: ajo ngërthen inovacionin, garanton përballueshmëri dhe promovon gjithëpërfshirje.
Jam e lumtur të shoh se gratë janë vënë në qendër të veprimit, duke përcjellë mesazhin thelbësor për rolin e tyre jashtëzakonisht të rëndësishëm në zhvillimin e suksesshëm, jo vetëm të sektorit të energjisë.
Për të gjitha këto dhe për gjithçka që pason në ditët dhe vitet në vijim, dua të falënderoj çdo person në të dy ekipet tona që ka qenë pjesë e takimeve, shkëmbimeve dhe negociatave dhe që ka dhënë kontribut të drejtpërdrejtë për ta bërë këtë bashkëpunim rrëfim të suksesshëm.
Faleminderit, kongresmenit Keating dhe të tjerëve për mikpritjen si dhe për mesazhin e qartë se ky program është i rëndësishëm për Kongresin e SHBA-ve po aq sa edhe për institucionet e Kosovës.
Dua ta falënderoj, gjithashtu kongresmenët Meeks dhe McCaul, për gjithë kontributin e tyre që kjo të bëhet realitet.
Një falënderim i madh për shefen ekzekutive të MCC-së, znj.Albright dhe gjithë ekipin e MCC-së, të gjithë në D.C dhe të gjithë në Kosovë, për mbështetjen dhe përkrahjen e kësaj marrëveshjeje, e cila përveç adresimit të disa prej sfidave urgjente me të cilat përballemi, është po ashtu vazhdimësi e punës së shumë personaliteteve të shquara dhe disa prej miqve më të dashur të Kosovës.
Një ndër to që e vlerësojmë lart është pikërisht nëna juaj e shtrenjtë, e dashur Alice, ish-sekretarja e ndjerë e Shtetit, Madeleine Albright. Jam thellësisht e bindur se ajo do të ishte shumë krenare për këtë arritje të përbashkët sot!
Dua gjithashtu ta falënderoj thellësisht Presidentin Biden, Sekretarin Blinken dhe shumë zyrtarë nga Qeveria e SHBA-ve, për mbështetjen e këtij projekti dhe si të tillë, për ndihmën e ofruar Kosovës për ta përshpejtuar rrugën e saj të tranzicionit energjetik drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe të përballueshme.
Puna e deritashme ka qenë e jashtëzakonshme, ndaj ne presim dhe kemi entuziazëm të madh për punën e mëtutjeshme.
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partneritetin tonë të hekurt!
Faleminderit!/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A