Osmani-Kuleba: Rusia t’u kthehet parimeve të OSBE-së, vuajtjet e popullatës civile janë të papranueshme

Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Ukrainë, realizoi takim pune me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, njoftojnë nga MPJ.
Osmani, thuhet në deklaratën e MPJ-së, dënoi ashpër agresionin e vazhdueshëm rus ndaj Ukrainës. Ai theksoi se sulmet ndaj objektivave civile nuk kanë asnjë justifikim. Dënoi fuqishëm sulmin e fundit në Dnipro, ku pati edhe viktima civile dhe fëmijë të plagosur. Osmani i bëri thirrje Federatës Ruse që ta ndalojë luftën dhe t’i përkushtohet sërish parimeve të OSBE-së dhe të hap rrugën që përmes kanaleve diplomatike të zgjidhen të gjitha sfidat. Kryesuesi i Organizatës shprehu solidaritet dhe ngushëllime për të gjithë burrat dhe gratë ukrainase, duke theksuar se guximi i tyrë është i admirueshëm.
“Kjo nuk është hera e parë që e vizitoj Ukrainën që nga fillimi i agresionit.Shpresoja që agresioni dhe vuajtjet do të ndaleshin përpara vizitës sime në cilësinë e Kryesusit të OSBE-së. Çdo dëshmi e re e shtëpive dhe fateve njerëzore të shkatërruara shkakton shqetësim. Duke qëndruar këtu si Kryesues i OSBE-së, i bëj thirrje Federatës Ruse që ta ndalojë këtë luftë, t’i tërheqë trupat e saj nga Ukraina, t’i përkushtohet parimeve dhe vlerave të OSBE-së dhe t’i kthehet sërish diplomacisë”, tha Osmani.
“Fokusi dhe prioriteti kryesor i Organizatës këtë vit do të jetë Ukraina”, theksoi Osmani, duke bërë thirrje për llogaridhënie për të gjitha krimet e kryera.
“Zyra e Komesarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka dokumentuar mbi 18,000 viktima që nga fillimi i agresionit. Numri aktual i njerëzve të vrarë ose të plagosur sigurisht është edhe më i lartë. Përveç kësaj, OKB (UNHCR) regjistroi pothuajse tetë milionë refugjatë ukrainas në të gjithë Evropën. Pothuajse pesë milionë janë të zhvendosur brenda vendit. Këto shifra janë tronditëse. Edhe nëse do të bëhej fjalë vetëm një jetë e humbur ose një të ardhme të shkatërruar, ky do të ishte një çmim shumë i lartë për t’u paguar. Ata që janë përgjegjës për ekspozimin e njerëzve të pafajshëm ndaj akteve të tmerrshme duhet patjetër të mbajnë përgjegjësi!”, tha Osmani.
Vizita e Osmanit në Ukrainë është një tregues i përkushtimit dhe vendosmërisë së Organizatës për të gjetur një mënyrë për ta rivendosur paqen në vend. Kryesuesi theksoi se OSBE-ja do t’i vërë në dispozicion të gjitha mjetet dhe mekanizmat e saj për ta arritur këtë qëllim.
Osmani tha se shpreson se këtë vit do të jemi dëshmitarë të kthimit të paqes në Ukrainë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë