LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Koja: Do të analizohen paragjykimet etnike në proceset gjyqësore

Osmani-Koja: Do të analizohen paragjykimet etnike në proceset gjyqësore

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropaine, Bujar Osmani realizoi takim me ambasadorin e Misionit të OSBE-së, Klemens Koja.

Siç njoftojnë nga kabineti i zv.kryeministrit, Osmani dhe Koja biseduan për mënyrën dhe metodologjinë për zbatimin e projektit për statistikat dhe analizë  kualitative të vendimeve gjyqësore, për  përcaktimin e objektivitetit të paragjykimeve sipas përkatësisë etnike të të akuzuarve, me qëllim të vërtetohet objektiviteti dhe joselektimin  në punën e gjyqeve.


“Ky projekt  në  veçanti është i rëndësishëm për shkak që do të ketë sukses të jashtëzakonshëm në përcaktimin e prirjeve eventuale dhe subjektivizëm të gjyqtarëve në shoqërinë tonë, pa paragjykime”, theksoi Zëvendëskryeministri  Osmani në takim, duke shtuar që projekti parasheh analizë statistikore, ku lëndë e përpunimit do të jenë rastet e  njëjta ose të ngjashme të akuzave, si dhe do të analizohen lartësitë e  gjykimeve dhe statistikat e tyre lidhur me përkatësin etnike të të gjykuarve.

Në takim, u hapën temat  lidhur  me fushat e bashkëpunimit në kuadër të projekteve të financuara  nga ana e OSBE-së, në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit për kohezim social, formimin e Këshillave ndëretnik në komuna, organizimin e debateve publike të cilat promovojnë çështje të përgjithshme ndëretnike dhe kohezim ndëretnik, si dhe vlerësim dhe revizion të Strategjisë për arsim integrues.

Gjithashtu, Zëvendëskryeministri Osmani dhe Ambasadori Koja biseduan edhe për zgjedhjet e suksesshme presidenciale të cilat ishin fer, demokratike dhe me atmosferë konkurruese, si shprehje e rëndësishme për pjekuri politike dhe demokratike të shtetit, ku Osmani shprehi gatishmëri të plotë për pranimin e të gjitha vërejtjeve dhe rekomandimeve nga ana e OSBE-së, i detyruar për zbatimin e tyre në kohë para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori