LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Francës do t’ia largojmë çdo dyshim që mund ta ketë për procesin e liberalizimit të vizave

Osmani: Francës do t’ia largojmë çdo dyshim që mund ta ketë për procesin e liberalizimit të vizave

Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të ndërmarrin çdo veprim me të cilin do t’ia dëshmojnë botës se qytetarët tanë e meritojnë liberalizimin e vizave. Lufta kundër korrupsionit është prioritet mbi prioritetet i institucioneve të reja të Kosovës.

Këtë qëndrim ia shpalosi sot kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ambasadores së Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, gjatë takimit që e zhvilloi me të në Kuvendin e Kosovës.


“Jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime konkrete për ta fituar përkrahjen e Francës për procesin e liberalizimit të vizave”, tha Osmani. “Prandaj, ne do t’i intensifikojmë kontaktet dhe vizitat e ndërsjella me përfaqësuesit e institucioneve të Francës për t’ua paraqitur atyre një pasqyrë reale të veprimeve që institucionet tona po i ndërmarrin për ta përshpejtuar këtë proces”, tha më tej kryekuvendarja Osmani, duke potencuar se ka kohë që Komisioni Europian e ka konfirmuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim.

Me ambasadoren Butel Osmani bisedoi edhe për shumë çështje të bashkëpunimit dypalësh. Bashkëbisedueset nënvizuan funksionimin e mirë të Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë në Parlamentin dhe në Senatin e Francës, si dhe u pajtuan që një grup miqësie i tillë të krijohet edhe në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Osmani dhe ambasadorja Butel diskutuan edhe për pjesëmarrjen e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, në të cilën Kosova është anëtare vëzhguese. Sipas Osmani, Kosova synon që ta ndryshojë statusin dhe që së shpejti Kuvendi të bëhet anëtar i kësaj organizate me të drejta të plota.

Ambasadorja e Francës, Butel, shprehu kënaqësinë për zgjedhjen e Osmanit në pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës, të parës grua në krye të institucionit më të lartë përfaqësues në vend dhe e ritheksoi përkushtimin vendit të saj për ta përkrahur Kosovën në të gjitha proceset politike.​

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori