LAJMI I FUNDIT:

Osmani: BE është qëllimi i përbashkët i Maqedonisë dhe Shqipërisë

Osmani: BE është qëllimi i përbashkët i Maqedonisë dhe Shqipërisë

Anëtarësimi në BE është qëllimi i përbashkët i Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe vendet mundet të japin mbështetje të ndërsjellë në këtë proces, ka theksuar zëvendëskryeministri i Çështjeve Evropiane, Bujar Osmani, në takimin me ambasadorin e Shqipërisë Fatos Reka.

‘Ai theksoi se duhet mbështetje nga fqinji ynë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, posaçërisht periudhën e ardhshme, duke shtuar se pret mbështetje nga Shqipëria edhe për anëtarësimin e Maqedonisë në rajonin dhe strategjinë Adriatik-Jon. Zëvendëskryeministri Osmani, gjithashtu e theksoi hapjen e Zyrës rajonale për bashkëpunim të të rinjve në Tiranë, edhe si një mundësi për përforcimin e bashkëpunimit mes të rinjve në rajon’, njofton SÇE.


Bashkëbiseduesit janë dakorduar se fillimi i projektit të parë infrastrukturor për lidhje energjetike të të dy vendeve në vlerë prej 12 milionë euro në suaza të Kornizës investuese për Ballkanin Perëndimor është sinjal i qartë se rajoni bashkërisht vepron drejtë tejkalimit të sfidave, njofton AIM. /Telegrafi/