LAJMI I FUNDIT:

Osmani kërkon nga Bislimi dhe Selmanaj të mos flasin në emër të saj

Osmani kërkon nga Bislimi dhe Selmanaj të mos flasin në emër të saj

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës,  Vjosa Osmani, ka kërkuar nga deputetët që të mos flasin në emër të saj.

Kjo ndodhi pasi që ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi dhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, e përfshinë atë gjatë fjalimeve të tyre, transmeton Telegrafi.

“Argumenti që jeni duke e përdorë ka të bëjë me shkarkimin e ministrit Agim Veliut për të cilin thuhet se është shkarku pa e marrë aprovimin e LDK-së. Unë mendoj që të gjitha votat e Agim Veliut me i braktisë është zero, ai nuk ka qenë pjesë e s’ka dalë me kërku asnjë votë. Sipas juve sa herë që Agim Veliu kritikon Qeverinë ai është në rregull, ju kisha lutë që të përdorni të njëjtin argument edhe kur po diskutoni edhe për qëndrimet e Vjosa Osmanit”, tha Bislimi në fjalimin e tij.


Ndërsa, deputeti i LDK-së,  Driton Selmanaj, pohoi se Albin Kurti, Hashim Thaçi e Vjosa Osmani, mund ta fyejnë LDK-në, pasi që kjo parti i ka zgjedhur ata.

“Ju mund të shani e të fyeni LDK-në, sepse vërtetë LDK është fajtore që ju ka bërë kryeministër,  Hashim Thaçi ka krejt fajin sepse LDK  e ka bërë president, Vjosa Osmani mund të na u lëshohet në qafë edhe ajo sepse ne e kemi bërë kryeparlamentare”, tha ai.

Ndërkaq, Osmani kërkoi nga deputeti Selmani të vazhdojë fjalimin e tij.

“Ju lutëm mos flisni në emër timin, le të jetë hera e fundit”, pohoi ajo.

Seanca e jashtëzakonshme për mocion ka filluar rreth orës 11:00./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori