LAJMI I FUNDIT:

Osmani dhe Orlando flasin për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Osmani dhe Orlando flasin për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ambasadorin italian Nicola Orlando.

Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politik në vend.

“Presidentja Osmani e ka njoftuar ambasadorin Orlando për koordinimin e vazhdueshëm me institucionet e reja, si dhe angazhimin e plotë për bashkëpunim me partnerët dhe miqtë e Kosovës, në mënyrë që sa më shpejtë të shtyhen përpara reformat e premtuara. Sipas saj, rezultatet e një bashkëpunimi të tillë u panë së fundmi edhe me aksionin kundër krimit të organizuar transnacional, që ishte rezultat i punës së e përbashkët të policive të rajonit dhe shteteve të tjera. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të plotë për ndihmën e Italisë dhe theksoi që një zhvillim i tillë është konfirmim i arsyes dhe nevojës për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL”, thuhet në njoftim.


Ndërkaq ambasadori Orlando ka theksuar se shteti italian do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në përmbushjen e reformave, duke spikatur në mes tjerave edhe angazhimin e plotë dhe mbështetjen e vazhdueshme për në sferën e fuqizimit të rolit të grave në çdo fushë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori