Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kandidate për kryeministre, Vjosa Osmani, të hënën bëri homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe viktimave civile në Han të Elezit.

02 Foto 1


“Dëshmorët dhe viktimat civile, këtu në Han të Elezit dhe në gjithë Kosovën, janë themeli i lirisë sonë, të cilët do ta kenë nderimin dhe respektin e përjetshëm”, tha Osmani.

03 Foto 3

Me këtë rast, Osmani shoqërohej edhe nga kryetari i Degës së LDK-së në Han të Elezit, Feim Brava. /Telegrafi/