LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Avramopoulos: Jemi të gatshëm për nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim me FRONTEX

Osmani-Avramopoulos: Jemi të gatshëm për nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim me FRONTEX

Zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel realizuan takim me komisarin evropian për migracion dhe punë të brendshme, Dimitris Avramopoulos, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim Osmani e ka prezantuar përmbajtjen e planit të ri reformator të Qeverisë së RM-së, Plani 18 me theks të veçantë në zbatimin e reformave në pjesën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupcionit, gjegjësisht në pjesën e migracionit, të ashtuquajturën bashkëpunim me Frontex.

“Sjell lajme të mira nga Shkupi, ku mbrëmë, Qeveria solli vendim me të cilin e miratoi tekstin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe BE-së, me të cilën rregullohet statusi i shërbimeve kufitare dhe bashkëpunimi me organet kufitare evropiane-FRONTEX”, tha Osmani, duke dërguar ftesë deri te komisari Avramopoulos për vizitë në Shkup ku do të nënshkruhej dhe do të hynte në fuqi marrëveshja në fjalë.


Osmani, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i SÇE-së, e ka informuar komisarin evropian për Planin e ri 18, në kontekst të rolit të ri të përshpejtuesit të reformave në vend deri në fillimin formal të bisedimeve për anëtarësim në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori