Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka konfirmuar se është i gatshëm, që në aspektin teknik, të ndihmojë në grumbullimin e votave brenda Kosovës për zgjedhjet presidenciale në Serbi.
Zyra për media e kësaj organizate tha se në katër qendra me degë përkatëse, do t’ju mundësojë personave me të drejtë vote që të votojnë.
Deklarata e OSBE-së vjen një ditë para se të mbahen zgjedhjet presidenciale që janë paraparë të zhvillohen edhe brenda territorit të Kosovës në vendbanimet me shumicë serbe.
Për të ndërmarrë këtë operacion, OSBE-ja ka marrë një kërkesë nga Beogradi dhe miratimin e Qeverisë së Kosovës”.
“Misioni i OSBE-së është i gatshëm që të ndërmarrë operacionin e grumbullimit të votave, në kontekst të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë. Për këtë qëllim, nesër OSBE-ja do të hapë 4 qendra me degë përkatëse, që t’iu mundësojë personave me të drejtë vote qasje në këto zgjedhje. Qendrat do të udhëhiqen nga stafi i OSBE-së. Në përmbyllje të këtij operacioni, materiali do t’i dorëzohet RIK-ut [Komisionit Zgjedhor Republikan] për procedura të mëtejme”, thuhet në përgjigjen e OSBE-së.
OSBE-ja thotë se operacioni i grumbullimit të votave bazohet në modelin e mëparshëm të vitit 2012, 2014 dhe 2016.
Ndërkaq, autoritetet e rendit, thanë për Radion Evropa e Lirë se situata e sigurisë, pas paralajmërimit të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale serbe edhe në Kosovë, është e qetë dhe se nuk ka ndonjë indikacion se mund të ketë ndonjë përkeqësim.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se gjendja është e qetë dhe stabile.
“Policia e Kosovës ka kapacitet dhe numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë për të garantuar një siguri të përgjithshme, për të garantuar një lëvizje të lirë dhe për të zbatuar ligjin në përgjithësi”, tha Hoxha.
Hoxha shtoi se edhe me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, Policia, si institucion zbatues i ligjit, vepron në funksion të mbajtjes së rendit, sigurisë dhe qetësisë publike.
“Bazuar në vendime të autoriteteve qeveritare të Republikës së Kosovës dhe parashtrimit të kërkesave për asistencë që mund të vijnë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian që ndërlidhen me procesin apo aktivitetet e tyre në grumbullimin e fletëvotimeve, Policia si institucion zbatues i ligjit, vepron në funksion të mbajtjes së rendit, sigurisë dhe qetësisë publike, si dhe ndërmarrjen e të gjitha masave ligjore ndaj çdo veprimi destruktiv apo që bie ndesh me ligjet e Republikës së Kosovës”, shtoi Hoxha.
Mbajtja e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës ka nxitur një valë reagimesh të qytetarëve shqiptarë. Në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit, të mërkurën ata bllokuan një autobus të qytetarëve serbë të fshatit që provoi të lëvizte drejt veriut të Kosovës për të marrë pjesë në fushatën zgjedhore.
Gjithashtu, dy magjistralet Prishtinë – Gjilan dhe Prishtinë – Mitrovicë u bllokuan nga qytetarët shqiptarë që provuan të pengonin hyrjen e paralajmëruar të kryeministrit aktual të Serbisë Aelksandar Vuçiq, njëri nga kandidatët presidencial në Serbi.
Ndërkaq, kryeministri i Serbisë, Vuçiq, anuloi të martën vizitën e tij në Kosovë, vetëm pak orë pasi Qeveria në Prishtinë i dha dritën jeshile për vizitë disaorëshe./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

“Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari”, Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?