LAJMI I FUNDIT:

Orkestra Simfonike e RTSH-së, koncert për 100-vjetorin e kompozitorit Bernstein

Orkestra Simfonike e RTSH-së, koncert për 100-vjetorin e kompozitorit Bernstein

Në hollin veror “Gjon Simoni” të Radio-Televizionit Shqiptar, Orkestra Simfonike mbajti koncert në nder të 100-vjetorit të lindjes së kompozitorit dhe dirigjentit amerikan, Leonard Bernstein.

Në programin e kësaj mbrëmjeje u luajtën dy vepra nga Bernsteini. Orkestra u dirigjua nga Oleg Arapi.


Arapi ka dirigjuar koncerte me solistë shqiptarë dhe të huaj, me vepra të kompozitorëve më të mëdhenj. Ka punuar dirigjuar në skena të rëndësishme në formacione të ndryshme orkestrale në Avellino, Napoli, Salerno, Brindisi, Dibër të Madhe, Strugë, Prizren, Prishtinë, Sarajevë, në Katedralen Angleze dhe Qendrën Ndërkombëtare të Muzikës në Moskë, në Kapelën Perandorake në Shën-Peterburg.