Përbërësit: ▪ 300 gr oriz integral ▪ 150 gr djathë Brie ose kaçkavall të butë ▪ 3 domate qershi ▪ gjethe borzilok ▪ 3 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër ▪ pak lakërishtë (rukola, arugula) ▪ 1 karotë e prerë ▪ kripë dhe piper Përgatitja:

Fillimisht lani lakërishtën dhe domatet qershi (hiqini farat dhe pritini në kubikë), shtoni kripë, piper, pak vaj ulliri dhe gjethet e borzilokut të prera hollë dhe të gjithë këtë masë lëreni mënjanë.


Përgatisni orizin duke e hedhur në ujë me kripë, ziejeni 10 minuta, kullojeni dhe lëreni të ftohet.

Mandej shtoni pak vaj ulliri tek orizi, dhe më pas të gjithë përbërësit e përftuar më parë, dhe në fund djathin të prerë në kubikë.

Përziejini së bashku të gjitha.

Pjata shërbehet e ftohtë.

/Telegrafi/