LAJMI I FUNDIT:

Organizatat joqeveritare bëjnë vlerësimin e fushatës zgjedhore në Maqedoni

Organizatat joqeveritare bëjnë vlerësimin e fushatës zgjedhore në Maqedoni

Qendra për Liri-Civil po e ndjek fushatën me rreth 20 vëzhgues. Xhabir Deralla nga kjo organizatë ritheksoi se partitë politike kanë filluar fushatën shumë më herët nga ajo që është ligjërisht e lejuar dhe se kanë shkelur kodin zgjedhor dhe standardet demokratike.

“Ne mund të vërejmë se fushata është e ndyrë, ajo nuk është parimore, por edhe atë që e vërejtëm nga qytetarët është se fushata është edhe e mërzitshme, në njëfarë mënyre për shkak se duket sikur partitë politike nuk kanë ide pas garës turbulente për pushtet dhe pozita.  S’kanë ide se si ti tërheqin votuesit. Ata i ngjajnë njëra tjetrës. Kemi njohuri se disa parti politike merren me tema apo probleme në lidhje me raportet ndëretnike apo ndërfetare”, tha Xhabir Deralla, Civil Qendra për Liri.

Nga ana tjetër edhe Asociacioni Most është duke ndjekur fushatën në të gjitha komunat me 80 vëzhgues. Ajo do të vëzhgojë procesin zgjedhorë me metodologjinë e njëjtë, por me numër më të vogël të vëzhguesve në krahasim nga zgjedhjet e fundit parlamentare.


“Kemi vëzhgues të cilët vëzhgojnë procesin zgjedhor në çdo komunë, i përcjellin edhe kandidatët, edhe fushatën në çdo komunë, e vëzhgojnë edhe punën e komisioneve zgjedhore komunale në çdo komunë, kemi edhe koordinator rajonal. Kemi të hapur edhe thirrjen për vëzhgues aktiv dhe për momentin kemi 80 vëzhgues aktiv në të gjitha komunat”, u shpreh Teodora Poptrajkov, zëdhënëse e asociacionit Most./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori