Organizatat e shoqërisë civile kanë reaguar kundër vendimit të fundit të marrë nga Qeveria në detyrë për emërimin e anëtarëve të përkohshëm të ndërmarrjeve publike.
Në reagimin e tyre thuhet se përveç të emëruarve politik, vendimet e marra për emërime nuk reflektojnë diversitet gjinor, minoritar e etnik, ndërsa theksojnë se kjo praktikë e qeverisjeve të kaluara ka shkatërruar ndërmarrjet publike.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka bërë emërimin e anëtarëve të përkohshëm të ndërmarrjeve publike, në mesin e të cilëve, ne shohim të emëruar partiak. Gjithashtu, emërimet nuk reflektojnë diversitetin gjinor, minoritar dhe etnik të shoqërisë sonë. Kjo praktikë e qeverisjeve të kaluara ka shkatërruar ndërmarrjet publike duke i vënë udhëheqjet e tyre në shërbim të partive politike dhe jo të së mirës publike. Andaj, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës, që duke rishqyrtuar dhe ndryshuar këto vendime, të sjellë ligjshmëri dhe të shtrojë rrugën për zhvillimin e ndërmarrjeve publike, rritjen e kualitetit të shërbimeve dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik”, thuhet në reagimin e tyre.
Organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës të rishkqyrtoj vendimet e mbrëmshme, dhe të ëprgjedh borde profesionale.
“Për këto arsye, ne, organizatat e poshtëshënuara, i kërkojmë Qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë vendimet e datës 02 prill 2020 dhe të përzgjedhë borde profesionale, të pavarura politikisht dhe që reflektojnë barazinë dhe diversitetin shoqëror. Ia rikujtojmë Qeverisë se departizimi i bordeve dhe rikthimi i kriterit profesional në zgjedhjen e tyre ishte njëri ndër premtimet elektorale dhe është jesë edhe e programit qeverisës”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
“Rimëkëmbja e ndërmarrjeve publike kërkon borde profesionale, të pavarura dhe që reflektojnë diversitetin shoqëror”
Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka bërë emërimin e anëtarëve të përkohshëm të ndërmarrjeve publike, në mesin e të cilëve, ne shohim të emëruar partiak. Gjithashtu, emërimet nuk reflektojnë diversitetin gjinor, minoritar dhe etnik të shoqërisë sonë. Kjo praktikë e qeverisjeve tëkaluara ka shkatërruar ndërmarrjet publike duke i vënë udhëheqjet e tyre në shërbim të partive politike dhe jo të së mirës publike. Andaj, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës, që duke rishqyrtuar dhe ndryshuar këto vendime, të sjellë ligjshmëri dhe të shtrojë rrugën për zhvillimin e ndërmarrjeve publike, rritjen e kualitetit të shërbimeve dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik.
Emërimet, në disa prej rasteve shkelin Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike. Edhe pse emërimet janë bërë të përkohshme dhe me afat prej 6 muajsh në bazë të Ligjit, ato prapë është dashur të reflektojnë kërkesat e nenit 17. Ligji është i qartë që:
“17.2 Të gjithë drejtorët përveç KE duhet të jenë të pavarur. Një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhje si drejtor në një NP nëse: k) është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike.”
Për më tepër, në emërtimet e Ligjit është sqaruar që: “I emëruar politik” nënkupton personin i cili është emëruar ose propozuar nga subjekti politik si kandidat për një post të zgjedhur.2 Pra, me zgjedhjen e ish kandidatëve për poste të zgjedhura që nga zgjedhjet e vitit 2017, Qeveria ka shkelur Nenin 17 të Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike. Edhe neni 43 mbi Emërimet e Përkohshme, nuk përjashton zbatimin e dizpozitave të nenit 17. Kërkesat nga ky nen kanë të bëjnë drejtëpërdrejtë me profesionalizmin dhe ruajtjen e pavarësisë së ndërmarrjeve publike.
Përveç kësaj, me këto vendime, Qeveria nuk ka zbatuar kriteret e Ligjit Nr. 05/L -020 për Barazi Gjinore. Aty është e qartë që zgjedhja e trupave udhëheqës në institucione publike duhet të bëhet në proporcionin gjinor 50:50.
“Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse.
- Për më tepër, edhe Ligji Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike kërkon përfaqësim të barabartë në harmoni me Ligjin për Barazi Gjinore. Përbërja e bordeve të drejtorëve të NP-së duhet te jetë në harmoni me Ligjin për Barazi Gjinore.
- Për këto arsye, ne, organizatat e poshtëshënuara, i kërkojmë Qeverisë së Kosovës të rishqyrtojë vendimet e datës 02 prill 2020 dhe të përzgjedhë borde profesionale, të pavarura politikisht dhe që reflektojnë barazinë dhe diversitetin shoqëror. Ia rikujtojmë Qeverisë se departizimi i bordeve dhe rikthimi i kriterit profesional në zgjedhjen e tyre ishte njëri ndër premtimet elektorale dhe është pjesë edhe e programit qeverisës.
Organizatat përkrahëse:
Balkan Green Foundation (BGF)
ÇOHU
Demokraci Plus (D+)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
Instituti D4D
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Instituti GAP
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED)
Lëvizja FOL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama