LAJMI I FUNDIT:

Organizatat e shoqërisë civile i kërkojnë qeverisë të tërhiqet nga ‘Paketa Antishpifje’

Organizatat e shoqërisë civile i kërkojnë qeverisë të tërhiqet nga ‘Paketa Antishpifje’

Pas kritikave të Komisionit të Venecias për ligjet e asaj që njihet si “Paketa Antishpifje”, kanë reaguar edhe një grup organizatash të shoqërisë civile të cilat e kanë kundërshtuar vazhdimisht miratimin e kësaj pakete.

Ato vërejnë se të gjitha shqetësimet e ngritura që nga dhjetori i vitit 2018, kur drafti i parë u propozua nga Këshilli i Ministrave e deri më 19 dhjetor 2019, kur ndryshimet në ligje u miratuan në Kuvendin e Shqipërisë, janë konfirmuar si shqetësime madhore për lirinë e shprehjes, për demokracinë dhe shtetin e së drejtës nga opinioni i Komisionit të Venecias.

Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama si nismëtar i këtij ligji dhe shumicës parlamentare, që të pranojnë opinionin e Venecias si përfundimtar dhe shterues dhe rrjedhimisht, të tërheqin ligjin në fjalë.


Organizatat e shoqërisë civile e cilësojnë këtë si një mundësi që qeveria të reflektojë publikisht mbi konceptet dhe praktikat e tyre të gabuara mbi lirinë e shprehjes. /Euronews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Kalo në kategori