Organizata “Youth Activism Center -YAC” e dedikuar për fuqizimin dhe zhvillimin e të rinjëve në Gjilan, misioni i së cilës është të ofrojë një platformë gjithëpërfshirëse, tregon se të rinjtë tash e disa vite po ballafaqohen më një rënie të mungesa së përkrahjes së institucioneve lokale e nacionale.
Në një prononcim për Telegrafin, zëvendësdrejtori i kësaj organizate, Mejdi Sadiku ka thënë se të rinjtë e Gjilanit kanë mungesë të vendeve rekreative e mungesë të aktiviteteve më të shpeshta kulturore.
“Aktivizimi i të rinjve në Gjilan, çdo vit e më shumë është në rënie nga mungesa e përkrahjes së institucioneve lokale e nacionale. Të rinjtë e Gjilanit kanë mungesë të vendeve rekreative në Gjilan, mungesë të aktiviteteve më të shpeshta kulturore”, ka thënë Sadiku.
Gjithashtu, Sadiku thotë se në partneritet me organizatat ndërkombëtare përmes programit Erasmus+ të Komisionit Evropian, si organizatë janë duke kërkuar të rinj për shkëmbim përvojash me të rinjtë e vendeve evropiane.
“Ne përmes partneriteteve me organizatat ndërkombëtare përmes programit Erasmus+ të Komisionit Evropian, vazhdimisht jemi duke dërguar të rinj për shkëmbim përvojash me të rinjtë e vendeve të ndryshme evropiane, në mënyrë që të krijojnë mentalitet dhe frymëzim të punës dhe aktivizimit evropian”, ka thënë ndër të tjera ai.
Përveç shkëmbimit të përvojave të të rinjve gjilanas me ata evropian, organizata në të kaluarën ka pasur projekte edhe për grupet e margjinalizuara dhe ato në nevoje.
“Momentalisht nuk kemi diçka të veçantë për këto grupe, por në të kaluarën kemi pasur projekte në përkrahje të tyre. Po ashtu, iniciativa për rregullimin e disa problemeve lokale që i preokupojnë të rinjtë dhe qytetarët Gjilanas në përgjithësi”, ka thënë Sadiku.
Drejtuesi i kësaj organizate, thekson se përmes projekteve të ardhshme, kryesisht përmes trajnimeve dhe fushatave vetëdijësuese do të mundohen që t’iu ndihmojnë të rinjve gjilanas.
“Përmes projekteve të ardhshme, kryesisht përmes trajnimeve dhe fushatave vetëdijesuese e iniciativave do të mundohemi që të jemi të gatshëm t’i ndihmojmë kryesisht të rinjtë Gjilanas që të jenë të gatshëm për tregun e punës, të jenë të gatshëm ta ndihmojnë qytetin e Gjilanit e Kosovën në përgjithësi dhe të avokojnë në barazi mes gjithë komuniteteve”, ka theksuar Sadiku.
Organizata në bashkëpunim me organizatat e tjera lokale e ndërkombëtare, me këshillat e nxënësve si dhe me këshillat e studentëve të universitetit “Kadri Zeka”, krijon një komunitet ku te rinjtë ndihen të vlerësuar, të mbështetur dhe të frymëzuar për të bërë ndryshime pozitive.
Ndryshe, Qendra e Aktivizmit të Rinisë (Youth Activism Center – YAC) është organizatë e pavarur rinore që vepron në çdo fushatë të rinisë me qëllim të zhvillimit të shtetit të Republikës së Kosovës me anë të forcimit të kuadrove të reja në ngritje të kapaciteteve profesionale.
Gjithashtu, YAC synon që përmes Fushatave vetëdijësuese, monitorimit dhe publikimeve të informojë opinionin e gjerë mbi gjendjen momentale në sfera të ndryshme jetësore, të ngrisë kapacitetet e të menduarit të drejtë të shoqërisë, të bëjë zhvillimin e politikave publike dhe krijimin e mekanizmave përmes aktiviteteve për të çuar para vendin me vetëdijesim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qytetarët e Gjilanit tani mund të marrin dokumentet civile edhe në E-kioskun e lagjes “Kamnik”

Hapet Klinika Ligjore për Azilin dhe Refugjatët në Universitetin “Kadri Zeka” – mundësi të reja për studentët e drejtësisë

Gjoba dhe ndalim i patentës – Policia në Gjilan ndëshkon dy shoferë për shkelje në trafik

Arrestohet kryeshefi i KRU "Gjakova" - Prokuroria Speciale tregon se çfarë konfiskoi në shtëpinë dhe zyrën e tij

Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Varroset babai i ish-presidentit, Hashim Thaçi i dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Mes raportit të tensionuar, Egli i drejtohet Gjestit: Nuk mund të të mbrojë ai që të ka vrarë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren