LAJMI I FUNDIT:

ORCA: Dënimi i studentëve nga Gjykata nuk mjafton

ORCA: Dënimi i studentëve nga Gjykata nuk mjafton

Pas vendimit të Gjykatës themelore për dënimin e rrjetit të organizuar të asistentëve e studentëve të cilët akuzohen për marrje të ryshfetit, ushtrim të ndikimit, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe dhënie të ryshfetit, ORCA pret nga organet menaxhuese të Universitetit të Prishtinës që të ushtrojnë të gjitha masat e mundura disiplinore, që nga përjashtimit i asistentëve, ndërprerja e studimeve të doktoratës e deri te marrja e diplomave të tyre dhe studentëve të përfshirë në këto afera.

ORCA rikujton se në mbledhjen e 21 prillit të këtij viti Senati aktual në mënyrë unanime ka vendosur që ta rizgjedhë në pozitën e asistentit Esat Belajn, të dënuarin kryesor të këtij rasti. Në të njëjtën mbledhje Senati ka rizgjedhur po ashtu të dënuarin Gazmend Maliqaj, të dy këta asistentë të Fakultetit të Mjekësisë.


ORCA dëshiron të theksojë se 3 nga të dënuarit, Arian Janova, Esat Belaj, Mevludin Beqiri në periudha të ndryshme kanë qenë senatorë nga radhët e studentëve në Senatin e UP-së.

“ORCA inkurajon organet e drejtësisë që të hetojnë tutje në Universitetin e Prishtinës sidomos në drejtim të profesorëve pasi vendosja e notave është ekskluzivitet që u takon atyre. Në anën tjetër fton të gjithë ata që kanë prova për keqpërdorime të tilla në UP t’i drejtojnë ato te organet e drejtësisë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Ndjehen lëkundje toke në Kosovë

Lajme
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi

Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi

Lajme
Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Politikë
U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

U vra me plumb në kokë rrugës për në punë, polici në Fier ishte i fejuar, iu prenë ëndrrat në mes

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

MPJD refuzon kërkesën e patriarkut serb Porfirije për të vizituar Kosovën

Lajme
Kalo në kategori