LAJMI I FUNDIT:

Orban befason të gjithë – nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit

Orban befason të gjithë – nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ka thyer me traditën duke ftuar liderët botërorë në ceremoninë e 20 janarit.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban nuk do të marrë pjesë në inagurimin e Donald Trumpit më 20 janar, ka njoftuar sekretari i tij për shtyp.

Orban, një aleat i gjatë i Trumpit, ishte ftuar të merrte pjesë në ceremoninë e 20 janarit në Washington DC, së bashku me liderë të tjerë të djathtë botërorë, përfshirë Javier Milei të Argjentinës dhe Giorgia Meloni të Italisë.


Pavarësisht marrëdhënies së ngushtë me Trumpin, kryeministri hungarez nuk do të udhëtojë në SHBA, por do të mbajë atë ditë një fjalim në Budapest, transmeton Telegrafi.

Fjalimi do të përqendrohet në presidencën e fundit të Hungarisë në Bashkimin Evropian, tha sekretari i tij për shtyp, Bertalan Havasi, shkruan euronews.

Orban, i cili është kritikuar gjerësisht në Evropë për kthimin e Hungarisë në një “autokraci zgjedhore”, ka qenë një përkrahës i hershëm i Trumpit, duke e mbështetur atë në fushatën e suksesshme për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016.

Gjatë mandatit të parë të Trumpit, ai e mirëpriti Orbanin në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2019.

Kryeministri nacionalist i Hungarisë udhëtoi në SHBA në muajin korrik të vitit të kaluar për të takuar Trumpin në Mar-a-Lago, Florida. Pas takimit, Orban lavdëroi mikun e ngushtë, duke thënë se lideri republikan, nëse do të zgjidhej president, do të përfundonte luftën e Rusisë në Ukrainë.

Vendimi i Trumpit për të ftuar liderë botërorë si Orban në inagurimin e tij është një thyerje e traditës së dekadave, pasi kreu i shtetit të huaj zakonisht nuk merr pjesë në betimin e presidentëve të rinj të SHBA.

Milei i Argjentinës ka thënë se do të udhëtojë në SHBA për këtë rast. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse liderë të tjerë si Meloni i Italisë dhe Bukele i El Salvadorit do të bëjnë të njëjtën gjë.

Jeff Bezos, Elon Musk dhe Mark Zuckerberg, tre nga njerëzit më të pasur të botës, do të jenë mes mysafirëve të Trumpit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Azia
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori