LAJMI I FUNDIT:

Optimizëm për vizat, por duhet të jemi të kujdesshëm, takimi me kancelarin Scholz, presidentin Macron e Erdogan – gjithçka nga vizita e Osmanit në Pragë

Optimizëm për vizat, por duhet të jemi të kujdesshëm, takimi me kancelarin Scholz, presidentin Macron e Erdogan – gjithçka nga vizita e Osmanit në Pragë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë të enjte në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po mbahet në Pragë, ndërsa ka takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministren britanike Liz Truss, presidentin turk, Recep Tayip Erdogan.

Presidentja Osmani nga Praga ka folur edhe për liberalizmin e vizave, për të cilat tha se ka optimizëm, por duhet të jemi të kujdesshëm.

Ajo ka shprehur mirënjohje për kancelarin gjerman dhe presidentin francez për përkrahje ndaj Kosovës.


Osmani: Kemi optimizëm për vizat, por duhet të jemi të kujdesshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media në Pragë, ka folur edhe për takimin e 13 tetorit ku pikë e rendit të ditës është edhe çështje e vizave për Kosovën.

Ajo për këtë është shprehur me optimizëm, por ka thënë se duhet jemi të kujdesshëm sa i përket atij takimi, pasi aty nuk përfundon gjithçka dhe se ka shumë hapa të tjerë deri në hyrjen në fuqi të lëvizjes pa viza.

Osmani ka folur edhe për takimet me zyrtarët e shteteve mosnjohëse që i ka pasur në këtë samit.

“Sa i përket kryeministrit të Greqisë e kam takuar edhe dy herë më herët në takime bilaterale të detajuara për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pra është hera e tretë që po e takoj, ndërkaq kryeministrin e Sllovakisë është hera e parë që e takoj. Këto janë shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, por të dyja kanë qëndrime konstruktive sepse asnjëherë nuk e kanë bllokuar rrugën evropiane të Kosovës”, është shprehur presidentja.

Samiti i Komunitetit Politik Evropian

Osmani, siç ka njoftuar televizioni publik është shprehur se presin që takimi i 13 tetorit ku takohet grupi punues për viza do të dëgjohet nga të gjitha këto shtete duke na përkrahur zëshëm, pavarësisht çfarë qëndrimi kanë sa i përket pavarësisë.

“Shpresojmë, natyrisht jemi optimist por edhe të kujdesshëm sa i përket atij takimi, po nuk përfundon gjithçka aty se ka shumë hapa të tjerë siç e dini deri në hyrjen në fuqi. Çka është me rëndësi është që sot një rivlerësim i Komisionit Evropian, i është dërguar të gjitha shteteve anëtare është jashtëzakonisht pozitiv, dhe në të njëjtën kohë ky rikonfirmimim i KE-së i njofton të gjitha shtete anëtare edhe për të gjitha reformat që janë kryer këtë 1 vit e gjysme duke i vlerësuar ato si reforma pozitive”, tha ajo.

Osmani bëri me dije se në të gjitha takimet që ka pasur, homologët e kanë potencuar se sa shumë i vlerësojnë reformat që Republika e Kosovës i ka ndërmarr përgjatë këtij një viti e gjysmë.

“Për shtetet skeptike që kanë qenë më herët sa i përket vizave, reformat kanë qenë determinuese në vendimin e tyre dhe këtë e kanë thënë secili prej tyre në këto takime”, deklaroi Osmani.

Presidentja Osmani: Mirënjohës presidentit Macron dhe kancelarit Scholz për përkrahjen e tyre për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Pragë, në kuadër të samitit të parë të Komunitetit Politik Evropian, ka zhvilluar një takim trilateral me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Presidenca njofton se në këtë takim Osmani ka falënderuar Francën dhe Gjermaninë për angazhimin e tyre për liberalizim të vizave për Kosovën, duke përmendur rëndësinë vendimtare që ky proces të përfundojë gjatë Presidencës çeke të Këshillit të BE-së.

“Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera me Francën dhe Gjermaninë, si aleatë të fuqishëm të Kosovës në kontinentin evropian”, thuhet në njoftim.

Në këtë kontekst, Osmani ka përsëritur qëndrimin se “anëtarësimi i Kosovës në strukturat euroatlantike është domosdoshmëri për të garantuar paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon”.

Presidenti francez, Emmanul Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vazhdon të mbetet palë konstruktive në këtë proces dhe ka falënderuar Francën dhe Gjermaninë për përpjekjen e tyre për ta intensifikuar procesin e dialogut.

“Kosova është e interesuar në përmbylljen e dialogut sa më shpejt, me njohje të ndërsjellë, ruajtjen e integritetit territorial, rendit kushtetues dhe funksionalitetit institucional të Republikës së Kosovës”.

Osmani potencoi nevojën e avancimit të raporteve ndërmjet shteteve dhe popujve tanë si dhe forcimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, ndaj ka kërkuar që mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe strukturat euroatlantike të vazhdojë.

Osmani gjatë vizitës në Pragë ka takuar edhe kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, etj.

Ndryshe, në Pragë të Republikës Çeke janë ftuar krerët e 44 shteteve evropiane. Ftesë nuk kanë marrë Rusia dhe Bjellorusia. /Telegrafi/

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti francez, Emmanuel Macron

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori